Panucci i kthehet formacionit të kaluar

Eksperimenti me Spanjën nuk funksionoi dhe trajneri i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci i është rikthyer modulit të vjetër në përballjen me Italinë.

Nga minuta e parë kapiteni Agolli, ndërsa konfirmohen Kaçe e Grezda.

Pak nga starti i ndeshjes së fundit të elimnatoreve, trajneri Panucci është i vendosur për të kërkuar më të mirën dhe këtë gjë do ta arrijë pa bërë eksperimente siç ndodhi në Spanjë, 3 ditë më parë.

Siç raporton Supersport, Panucci do të rikthejë rreshtimin me 4 në mbrojtje, me rikthimin e Mavrajt në krah të Ajetit. Në mesfushë pritet një rreshtim me 5, ku krahas Roshit të rikthyer nga pezullimi, konfirmohen Grzda dhe Kaçe.

Një vend titullari e ka dhe Memushaj, ndërsa dilema mbetet te Kukeli, i cili ka patur disa shqetësime në stërvitjen e fundit dhe për momentin një vend titullari mendohet se mund ta marrë Basha, shkruan Top Channel.

Konfirmohen ndërkohë nga minuta e parë Sadiku, i cili për arsye sigurie është aktivizuar vetëm në pjesën e dytë në Spanjë.

Në konferecën për shtyp, Panucci zbuloi se mosaktivizimi i Sadikut dhe Agollit në ndeshjen në Spanjë ishin masa paraprake për të patur formcionin më të mirë në ndeshjen me Italinë.

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Drejtoria e Arsimit në Prizren shpall konkursin për bursa për studentët

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prizrenit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin akademik 2025/2026. Sipas...

Lajmet e Fundit