13.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Zafir Berisha: Blloku e ka në ‘pazar’ postin e Presidentes Jahjaga

ZafirBerisha11-14

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha ka akuzuar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjagën për lojën e valles së liderit të PDK-së, Hashim Thaçit. Sipas tij, Jahjaga nuk po vepron për të zgjidhur ngërçin politik, pasi që pozita e saj është “në pazar të Bllokut”.

“Zonja Jahjaga, se je në valle të Hashimit kjo s’do koment, sepse edhe ju jeni nga ata shqiptar që ‘vdesin për karrige, dhe e din mirë se ‘Blloku’ e ka në pazar edhe pozitën tuaj, dhe sa e njohë Hashimin, ai hiq nuk përton me premtu pozita edhe nuk skuqet pse nuk del si premton”, shkruan Berisha në Facebook.

Ai po ashtu ka bërë krahasimin e përgjigjes së Jahjagës, dërgur minoriteteve dhe vendimin e Gjykatës Kushtetues, rreth zgjidhjes së ngërçit politik, transmeton PrizrenPress.

Krahasimet e Berishës

“Zgjidhja për nyjën institucionale është përgjegjësi e deputetëve të zgjedhur me votën e qytetarëve të Kosovës dhe gjithashtu edhe e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, përmes zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe në respektim të Kushtetutës së Kosovës,, thuhet në përgjigjen e presidentes Jahjaga.

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS ndër tjerash thotë/

Neni 70 [Mandati i Deputetëve]
1. Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues.

Enver Hasani thotë ,, PDK dhe vetëm PDK,,
Atëher kush ka dretë Kushtetuta me nenin 70/1 apo Enveri që i detyron deputetën si të votojn, meq rast do të shkelnin nenin 70/1.

Më Shumë

Shqetësime për shëndetin e Mike Tyson para duelit me Jake Paul

Shqetësime të reja janë ngritur në lidhje me ndeshjen e ardhshme profesionale midis YouTuber-it të kthyer në boksier Jake Paul dhe ish-kampionit të peshave...

Feronikeli ’74 merr tre pikë të arta në luftën për mbijetesë përballë Malishevës

Feronikeli ’74 ka marrë fitore të madhe ndaj Malishevës me rezultat 2-1. Ka qenë një pjesë e parë me shumë raste shënimi si për vendasit...

Lajmet e Fundit