15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Zafir Berisha fajëson Hashim Thaçin

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, ka fajësuar presidentin e Kosovës, hashim Thaçin, për problemet me të cilat është duke u ballafaquar Kuvendi.

Ai, thotë se Thaçi ka marrë shumë vendime të dëmshme, në mesin e të cilave është edhe Demarkacioni me Malin e Zi.

“Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, është njëra nga shumë marrëveshjet e dëmshme që ka nënshkruar, Hashim Thaçi”, vlerëson Berisha, shkruan PrizrenPress.

Kuvendi i Kosovës, dje nuk ka arrit të votojë Demarkacionin me Malin e Zi.
Berisha tha se situata e krijuar dje në Kuvend, ka ardhur për shkak marrëveshjes së keqe të Thaçit.

“Ne ose duhet të përballemi me këto marrëveshjeve të dëmshme ose duhet t’i tejkalojmë dhe t’ia bartim nipave dhe stërnipave…”.

“Klasa politike, kjo e sotmja apo edhe ajo në të ardhmen, ka me pasur shumë përplasje mes vete për vendimet dhe marrëveshjet e Hashimit që i ka bë në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, ndërsa shumë çështje jetike dhe të rëndësishme për qytetarët e vendit do të mbesin në rendë të dytë”.

“Si njeri shumë i papërgjegjshëm, Hashimi aq shumë i ka bë dëme vendit viteve të fundit, sa që nëse ne nuk përballemi me ato, gjeneratat pas nesh, kanë me pasur shumë ma shumë problem me i zgjidhë”, shprehet Berisha/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet burri në Malishevë për dhunë në familje, policia i gjen edhe një armë

Një grua ka raportuar në polici se është rrahur nga bashkëshorti i saj mëngjesin e 1 majit. Rasti është raportuar se ka ndodhur në Malishevë...

Totaj: Mirëmbajtja e gjelbërimit prioritet në zonën historike të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar se mirëmbajtja e gjelbërimit, veçanërisht në zonën historike të qytetit, mbetet një nga prioritetet kryesore...

Lajmet e Fundit