18.3 C
Prizren
E enjte, 7 Gusht, 2025

Zafir Berisha: Ku prek Hashim Thaçi, “aty s’del më bari”

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se ai mbetet ende pjesë e këtij subjekti politik.

“Valdete Daka e KQZ-së është vënë në test nga bandat e politikës, për të marrë vendim ndaj meje, prandaj unë kam shkruar për rrëzimin e Qeverisë”, thotë Berisha, ndërsa e ka përsëritë se nëse nesër do të bëheshin 60 vota, ai do ta jepte votën e 61-të për rrëzimin e Qeverisë.

Ai ka mohuar ta ketë marrë ndonjë telefonatë nga opozita lidhur me deklaratat e tij.

“Opozita e ka të vështirë t’i bëjë 59 vota, për fatin e keq të opozitarizmit në Kosovë”, shprehet ai, shkruan Rrokum TV.

Deputeti Berisha ka sqaruar pse nuk e ka votuar Qeverinë Haradinaj.

“Kam ndjerë keqardhje për pozitën e rëndë, në të cilën e ka sjellë Ramush Haradinaj, por unë ia kam komunikuar vendimin tim, sepse me gjithë respektin e madh për të, respekti im më i madh është për Kosovën”, është shprehur Berisha.

Ndër arsyet kryesore përse nuk ka votuar për këtë qeveri, Berisha përmend ndikimin e presidentit Hashim Thaçi, sipas tij në bërjen e koalicionit qeverisës.

“Me inicimin e Hashim Thaçit është bërë ky koalicion”, thotë ai.

Deputeti Berisha në vazhdim e ka quajtur të padrejtë vendimin e KQZ-së për largimin e tij nga gara për kryetar të Prizrenit.

“Krejt kjo ka të bëjë me një gjobë në shumë prej 140 euro”, thotë ai, duke shtuar se dikush ka qenë i rrezikuar nga kandidimi i tij në Prizren.

“Kanë menduar se me ‘eliminimin’ tim, elektorati i Nismës ka me votuar për PDK-në”, shprehet Berisha.

Berisha thotë se nesër pret vendimin e Supremes për vendimin ndaj tij, ndërsa paralajmëron se nuk do të ndalet me ankesa për këtë çështje, edhe nëse Supremja e vërteton vendimin në fjalë.

Në fund, Berisha thotë se është i bindur në fitoren e Nismës në Prizren në zgjedhjet e 22 Tetorit, me apo pa kandidimin e tij. /Telegrafi/

Më Shumë

Dragash/ Sulmohet deputeti i Kuvendit të Kosovës – përfundon në spital bashkë me familjen

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një deputet aktual i Kuvendit të Kosovës, bashkë...

Një muaj paraburgim ndaj kolonelit Nexhmi Krasniqi dhe tre të tjerëve për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie tatimi

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj katër të arrestuarve në rastin e dyshimeve për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie...

Lajmet e Fundit