Kandidati për deputet, Zafir Berisha, ka marrë mbështetje në vendlindjen e tij, Billushë dhe në fshatin Poslisht.
“Nuk kam mundur ta nis ndonjë fushatë apo betejë politike pa ardhur në vendlindjen time”, tha Berisha.
“Kam dashur të takohem me ju, të cilët në të gjitha periudhat dhe gjitha momentet më keni mbështetur”.
“Këtë betejë politike po e filloj pikërisht në Billushë dhe Poslisht që përmes jush ta përcjellim mesazhin tek çdo qytetarë sepse Kosova është në momentin historik për vet faktin se këto zgjedhje nuk janë zgjedhje të zakonshme dhe të radhës, por janë zgjedhje që do të nxjerrin një klasë politike e cila do ta finalizojë gjithë përpjekjen shekullore, e veçanërisht përpjekjen e luftës së UÇK- së në raport me Serbinë”.
“Njerëzit të cilët do të marrin besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit duhet të jenë njerëz të vendosur sepse kanë punë të mëdha për të bërë dhe punët e mëdha nuk mund t’i bëjnë njerëzit të cilët asnjëherë nuk kanë marrë kurrfarë vendimi, jo për Kosovën por as për fshatin dhe lagjen e vet, prandaj NISMA Socialdemokrate dhe kandidati ynë për kryeministër, Fatmir Limaj, kandidatët për deputet, janë njerëz të cilët janë dëshmuar në momente të caktuara kur ka pasur nevojë Kosova për ta, dhe natyrisht besimi dhe mbështetja të cilën po i’a jepni ju sot, janë garancë e fitores së madhe të NISMA’s Socialdemokrate”, tha Berisha.
Kandidatët për deputetë, Albulena Balaj Halimaj dhe Shukri Quni, falënderuan të pranishmit për mbështetjen e vazhdueshme që po ia japin këto fshatra Nismës Socialdemokrate.
“Për dy vite sa ka punuar NISMA Socialdemokrate në qeveri, nuk ka punuar askush tash e 20 vite”, thanë Balaj-Halimaj e Quni.
“NISMA Socialdemokrate do të jetë faktorë determinues dhe përcaktues i qeverisë së ardhshme. Andaj duke kërkuar nga ju që nga ky moment të vazhdoni edhe më fuqishëm në ditët e mbetura ta shtrijmë frymën socialdemokrate në çdo shtëpi, lagje dhe fshat të Prizrenit, dhe kështu të bashkuar me 6 tetor të festojmë së bashku fitoren e madhe të NISMA’s”.