Zafir Berisha: NISMA nuk do ta votojë Specialen

Zafir Berisha, deputet i NISMA për Kosovën, tha se qëndrimi i tyre për Gjykatën Speciale veç është i qartë. Kjo gjykatë sipas tij nuk do të votohet prej Grupit të tyre Parlamentar.

“Arsye është sepse ne me dorë tonë nuk votojmë marrjen e sovranitetit të shtetit në fushën e drejtësisë nga një mekanizëm ndërkombëtarë. Në anën tjetër mendoj se kjo gjykatë shkatërron përfundimisht imazhin edhe ashtu të dëmtum të Kosovës dhe ky qëndrim do të jetë i pa luhatshëm deri në fund”, u shpreh Berisha për Kallxo.com.

Ai tha se le të krijohet kjo gjykatë nga OKB.

“Në fund të fundit le ta bëjnë ata”, tha Berisha.

Berisha tha se partitë në pushtet nuk i kanë pas numrat dhe kanë kërkuar kohë për ta futur në rend dite këtë pikë./Kallxo.com/

Më Shumë

Igor Jovovic mbetet në krye të Bashkimit edhe për një sezon tjetër

Bashkimi ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Igor Jovovic edhe për edicionin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga klubi prizrenas përmes një...

Vajzat e Junior 06 kampione të Kosovës në U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen...

Lajmet e Fundit