Zafir Berisha: Nisma, subjekti i vetëm politik që mund ta ndal korrupsionin në Prizren

Kandidati i Nismës pëër kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, fushatën zgjedhore e ka vazhduar në fshatin Poslisht.
Ai, në këtë fshat ka marrë mbështetje për ta drejtuar Prizrenin.

“Korrupsioni, nepotizmi që kanë vërshuar qytetin e Prizrenit, mund të ndalen vetëm me ekipin e NISMA-s, të cilët kanë objektiva të qarta dhe progresive”, tha Berisha.

“ Prandaj, jemi këtu, për të kërkuar nga ju besimin që me 22 tetor të votoni NISMA-n me numrin 31, me kryetar Zafir Berishen dhe ekipin e tij”.

“ Ky besim nga ju, do të nënkuptonte një reflektim të arsyeshëm për fitoren e radhes dhe çrrënjosje të krimit të organizuar në Prizren”, potencoi Berisha.

Deputetja e Parlamentit të Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, duke falenderuar pjesëmarrësit, ftoi të gjithë në përkrahje për Zafir Berishën.

Kandidati për Kuvend, Skender Susuri, ndërkaq në këtë tubim ka përshkruar personalitetin e Zafir Berishës.

Zafir Berisha nuk shquhet vetëm për guximin e tij në luftë, por kontributi i tij i madh ka qenë dhe po vazhdon edhe pas luftës, duke qenë kështu tre herë radhazi deputet në Kuvendin e Kosovës, krejt kjo falë votes dhe besimit tuaj”, tha ai.

“Konkurrentët politik u munduan që NISMA-n në Prizren, ta fusin në këtë proces zgjedhor me hendikepin pa kandidat për kryetar. Kjo pra nuk do koment dhe e njejta konstaton më së miri atë, se kush do të festoj fitoren në Prizren pas 22 tetorit. Pa dyshim se ai do të jetë Zafir Berisha dhe ekipi i tij, derisa kjo do të arrihet bashkë me ju dhe përherë me ju”.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit