13 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Zafir Berisha premton investime në infrastrukturë në fshatin Kobajë

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, fushatën zgjedhore e ka vazhduar në fshatin Kobajë.

Ai, në këtë fshat ka premtuar investime në infastrukturë.

“Me ardhjen e NISMA-s në qeverisjen lokale, ky lokalitet do te jetë në prioritet të investimeve, veçanërisht në sigurimin e ujit të pijshëm 24 orë pa ndërprerje, si dhe rrugën që lidhet fshati Kobaj me lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit, rrugë e cila do të asfaltohet, në mënyrë që lëvizja drejtë qytetit të jetë më e shkurtë dhe pa probleme”, premtoi Berisha.

Ai i siguroi të pranishmit se me ardhjen e NISMA-s në pushtet, keqpërdorimi i parasë dhe pronës publike, nuk do të ndodhë, siç ka ndodh ne qeverisjen e kaluar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kosova vazhdon të ngjitet në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar progres historik në ranglistën botërore të FIFA-s, duke arritur pozitën e 78-të, që është rekordi më i lartë deri...

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Lajmet e Fundit