Zafir Berisha premton përkrahje për sportin

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha është takuar me veteranët e sportit.

“Sporti do të jetë në fokus të angazhimeve tona në 4 vitet e ardhëshme dhe për këtë në programin tonë zgjedhor kemi realizimin e një kompleksi të fushave të futbollit me qëllimin që krijojmë mundësinë dhe kushte për turnirë me shkollat e futbollit të karakterit kombëtar e ndërkombëtar”, tha Berisha.

“Takimi me veteranët e sportit në Prizren ishte një frymëzim shtesë në përcaktimin tonë për të bërë ndryshimet e shumëpritura nga qytetarët”.

“Sporti do të jetë në fokus të angazhimeve tona në 4 vitet e ardhshme dhe për këtë në programin tonë zgjedhor kemi realizimin e një kompleksi të fushave të futbollit me qëllimin që krijojmë mundësinë dhe kushte për turnirë me shkollat e futbollit të karakterit kombëtar e ndërkombëtar”.

“Ish futbollisti njohur prizrenas Gzim Hasi është pjesë e ekipit të Nismës në këto zgjedhje për të përfaqësuar vlerat e sportdashësve i cili besoj se me mbështetjen e adhuruesve të sportit do të marrë besimin me 22 tetor”.

Më Shumë

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Lajmet e Fundit