3.8 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Zafiri i thotë ‘Jo’ Thaçit

Zafir berisha 123

(I  freskuar) Zafir Berisha, Kryetar i Bashkimit Demokratik, i ka thënë “jo” ofertës së Hashim Thaçit që ai ta mbështesë kandidatin e PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Ramadan Mujën, në garën e balotazhit, më 1 dhjetor.

Burime të Gazetës Express kanë thënë se Berisha ka mbajtur një takim sot gjatë ditës me Kryetarin e PDK-së, ku përfundimisht është kuptuar se dy subjektet nuk mund të bashkëpunojnë.

“Zafir Berisha i ka thënë qartë, në sy Hashim Thaçit se nuk do ta mbështesë Ramadan Mujën në balotazh”, ka thënë një zyrtar i PDK-së, i pranishëm në takimin Berisha-Thaçi.

Zafiri takohet me Thaçin, Limajn dhe Kryeziun

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, është takuar sot pasdite me liderin e PDK-së, Hashim Thaçin dhe deputetin e Parlamentit të Kosovës, Fatmir Limajn. Ai në këto momente është duke biseduar edhe me kandidatin e LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziun.

Zyrtari për Informim i BD-së, Leart Batusha konfirmoi të gjitha takimet që Zafir Berisha i ka realizuar gjatë ditës. ”Po është e vërtet se u taku me Thaçin. Ka pas takim edhe me Fatmir Limajn. Tash është duke biseduar me Eqrem Kryeziun. Besoj brenda dy ore do t’i poërfundoi të gjitha takimet e parapara”, tha Batusha për “PrizrenPress”.

Berisha në takimin me Thaçin dhe Kryeziun, ka biseduar rreth ofertave për koalicion. Batusha tha se pas përfundimit të takimeve sonte do të mblidhet Kryesia e BD-së për t’u përcaktuar se me cilën parti do të hyjnë në koalicion në balotazh të 1 dhjetorit. “Sonte e kemi mbledhjen e Kryesisë. Çdo gjë besoj se do të përcaktohet në këtë mbledhje”, tha Batusha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zjarri në Prizren/ Shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, pa të lënduar

Një zjarr i shpërthyer mbrëmjen e kaluar në Prizren ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas zëdhënësit...

Sara Rexhaj dhe Besim Bytyqi përfitojnë bursën “Shpresat Olimpike 2026”

Bordi Ekzekutiv i Komiteti Olimpik i Kosovës ka miratuar listën e bursave “Shpresat Olimpike 2026”, program që synon mbështetjen e sportistëve të rinj premtues...

Lajmet e Fundit