4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

“Zambaku i Prizrenit”, i hapur për këngëtarët e mirëfilltë

Festivali-Zambaku i PrizrenitQyteti i Prizrenit këtë verë do të jetë qendër kulturore, pasi që në këtë qytet të lashtë do të mbahen disa aktivitete të rëndësishme kulturore. Ndër këto manifestime është edhe festivali “Zambaku i Prizrenit”, festival ky i cili ka hapur konkursin për aplikimin e këngëtarëve, të cilët duan që të jenë pjesë e këtij festivali që shënon një traditë të gjatë.
Edhe pse vitin e kaluar kishte dështuar organizimi i tij, për këtë vit ishin marr masat që gjithçka të jetë siç është më së mirë, të paktën kështu tha për KultPlus,Valdet Sopjani, organizator i këtij festivale.

Sipas tij, si person me përvojë në këtë fushë, duke pasur parasysh që është edhe drejtor i festivalit “Kosova Fest”, tash e katërmbëdhjetë vite sa edhe ka ky festival, tha se për këtë arsye edhe ka ardhur në këtë detyrë që të organizoj gjithçka mirë.

“Unë kam një përvojë të kamotshme në këtë punë. Kjo është edhe arsyeja që jam në këtë detyrë. Fakti që vitin e kaluar ky festival dështoi atëherë unë kam marr përsipër që të bëjë një organizim sa më të mirë, dhe që gjithçka të jetë siç është më së miri”, tha Sopjani.

Hapja për aplikim është bërë që pesë dit dhe sipas organizatorit është vërtetë një interesim shumë i madh i këngëtarëve të cilët duan të jenë pjesë e festivalit “Zambaku i Prizrenit”.
“Aplikimi është hapur që pesë ditë dhe në një kohë kaq të shkurtër kemi një interesim shumë të madh të këngëtarëve. Deri më tani kanë aplikuar 20 këngëtarë, sigurisht që ne presim edhe këngë të tjera pasi që afati është i hapur deri më 5 gusht, deri atëherë mendojmë të kemi 100 këngë të aplikuara”,tregoi për KultPlus Valdet Sopjani.

Ai tha se kriteret që një këngë të jetë pjesë në “Zambaku i Prizrenit” janë: kënga duhet të jetë në frymën e lehtë qytetare, siç edhe njihet për këtë stil ky festival, gjithashtu si kriter tjetër mjaftë i rëndësishëm është edhe të kënduarit “live”. Viteve të kaluara këngët pjesëmarrëse nuk ka prishur punë edhe nëse kanë qenë të dëgjuara më herët, ndërsa për këtë vit Valdet Sopjani tha se do të përpiqet që këngët të jenë të pa dëgjuara më parë.

“Do të përpiqem që këtë vit këngët të jenë të pa dëgjuara më parë, por nëse ndonjë këngë është e përmasave të duhura dhe ka një vij melodike shumë të mirë, pse të mos jetë pjesëmarrëse. Mirëpo përparësi do të kenë këngët e pa dëgjuara”, tregoi Sopjani. Ai gjithashtu tha se është i interesuar që në këtë festival të ketë më shumë pjesëmarrës të këngëtarëve të rinj, mirëpo nuk anashkalohen edhe këngëtaret që kanë bagazh të madh krijimtarie.

I pyetur se sa do t’i frikësoj këngëtaret të kënduarit “live”, ai tha se ata që nuk din të këndojnë “live” mos të konkurrojnë fare.

Numri i këngëve që do të jenë pjesëmarrëse në këtë festival do të jetë pesëmbëdhjetë.
“Përzgjedhjen e këngëve pjesëmarrëse në festival do ta bëjë një komision shumë profesional, me emra të njohur të kompozitorëve nga Kosova dhe Shqipëria. Festivali “Zambaku i Prizrenit; do të ketë dy komisione me nga tre anëtarë. Njëri do të jetë për përzgjedhjen e këngëve për pjesëmarrje në festival, ndërsa komisioni tjetër do të jetë juria e festivalit. Të dy komisionet janë njerëz profesionistë të fushës së muzikës, do të jetë laramani e jurisë”, përfundoi organizatori i festivalit “Zambaku i Prizrenit”, Valdet Sopjani. Këtë vit “Zambaku i Prizrenit”, shënon edicionin e njëzet e pestë, dhe si çdo vit ai do të mbahet në ambient të hapur./KultPlus.com

Më Shumë

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” rikthehet edhe këtë vit me emra shumë të njohur — mbahet më 4-5-6 korrik

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” po rikthehet në edicionin e dytë me emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare. Edicioni i këtij viti...

Kurti vazhdon ta mbajë banesën 67 metërshe, deklaron 1.551 euro në bankë e kredinë deri në 2052-në

  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Kreu i qeverisë ka deklaruar se pasuri të...

Lajmet e Fundit