13.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Zbardhet vrasja e një dite më parë në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e trefishtë të një dite më parë në bulevardin “Zogu i Parë” në kryeqytet.

Nga provat e gjetura në vendin e ngjarjes është zbuluar mekanizmi i saj ku viktimat kanë qenë pasojë e një përplasjeje të armatosur mes dy grupeve.

Sipas policisë shtetasi Mentor Lufi sëbashku me Gerti Goxhajn kanë dalë nga një kafe dhe kanë hipur në një makinë tip BMV.

Ata janë qëlluar për vdekje nga Besnik Sulku dhe një shtetas italian i identifikuar si Salvatore Leticia.

Zjarrit i janë përgjigjur nipat e Mentor Lufit, Markeljan dhe Klevis Doçi që kanë arritur të vrasin Besnik Sulkun dhe plagosin italianin 34-vjeçar.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua edhe arma e tretë e krimit, një pistoletë tip Glok 17 si edhe motorri tip Skuter i përdorur nga atentatorët Sulku dhe Leticia.

Të arrestuar janë aktualisht shtetasi italian dhe dy nipat e Mentor Lufit që po merren në pyetje për të zbardhur motivet e konfliktit. /Tv Klan/

Më Shumë

Policia në Prizren sekuestron një pistoletë

Policia e Kosovës njofton se sot ka realizuar një urdhër-kontroll në shtëpinë e një të dyshuari në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren, ku është...

Dy personat e vdekur në aksident janë nga Prizreni

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një veture qe ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Dy personat e...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit