3.8 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Zbogar: Zgjidhjen politike mos e bartni në rrugë!

Zhbogar6-13Ngërçi politik është situatë shqetësuese që po çon drejt kolapsit shumë institucione të tjera. Kështu e vlerëson vonesën në konstituimin e parlamentit, shefi i zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar.

Në një intervistë për “Zonën e Debatit” në Klan Kosova, ai u bëri thirrjeve politikanëve të gjejnë zgjidhje për të krijuar institucionet.

Ai ripërsëriti se BE nuk do të ndërhyjë në zgjidhjen e këtij ngërçi sepse kosovarët duhet ta dinë më mirë se çka është e duhur për vendin e tyre.

Secila vonesë sipas tij shkakton shqetësim tek BE-ja, dhe blloku 28 anëtarësh sipas përfaqësuesit të BE-së në Kosovë shpreson se zgjidhja të mos bartet me metoda jashtë institucionale dhe do të eskalonte në rrugë.

Më tutje gjatë kësaj interviste Zhbogar konsideroi se zgjedhjet e reja duhet të jenë opsioni i fundit për daljen nga kjo situatë sepse kjo do të shkaktonte vonesa të tjera që janë të dëmshme për Kosovën.

Zgjedhje në dimër sipas tij, frikësojnë BE-në se nuk do të jenë aq të mira siç kanë qenë ato të 8 qershorit. Ndër të tjera ai tha se sytë e BE-së janë tek presidentja e cila është duke zhvilluar takime me liderët e partive politike për të gjetur zgjidhje.

Shefi i BE-së në Kosovë nuk kundërshtoi takimet e deputetëve në sallën e kuvendit por tha se preferon që seancat të thirren nga kryesuesja Flora Brovina si vazhdimësi e seancës së kaluar konstituive.

Në këtë intervistë, që transmetohet të enjten në 20:45 në Klan Kosova, Samuel Zhbogar flet në detaje për të gjeturat e Komisionit Evropian në raportin e progresit për këtë vit./Klan Kosova/

Më Shumë

Nënkampioni kundër kampionit

ProCredit Superliga vazhdon me ndeshje shumë interesante këtë fundjavë. Derbi do të jetë të dielën ndërmjet nënkampionit Bashkimit dhe kampiones, Trepça, njëherësh edhe vendi...

Ylli fiton bindshëm ndaj Apolonisë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Apolonisë me rezultat 80:59, në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të meshkujve. Therandasit...

Lajmet e Fundit