Zbulohet se kur do të nisë “Big Brother VIP Albania 3”

Producentja Sara Hoxha ka deklaruar se së shpejti pritet të nis Big Brother 3, pas suksesit të jashtëzakonshëm që pati BBV2.

Gjatë një interviste për “Shqipëria live”, Hoxha zbuloi se BBV3 pritet të nisë në periudhën vjeshtë-dimër, duke lënë të kuptohet se pas verës do të kemi rikthimin e spektaklit shumë të ndjekur, ndryshe nga viti i kaluar kur nisi në fund të dhjetorit.

Sara tha gjithashtu se nuk e di nëse do ketë më konkurrentë si Luizi që kthehen në fenomen.

Gjithashtu regjisori i Big Brother Eduart Grishaj konfirmoi se do nisë puna për BBV3.

“Tani sa e mbaruam, por mendoj se shumë shpejt do të nis puna përgatitore për BBV3”, tha ai.

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Hapet në Prizren edicioni i tretë i Panairit Tradicional të Grave Zejtare

Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, në bashkëpunim me HWK Koblenz, ka organizuar për herë të tretë Panairin Tradicional të Grave Zejtare, i...

Lajmet e Fundit