1.9 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit emërohet në një pozitë të re

Rajoni i Prizrenit tashmë do të ketë një zëdhënës të ri në polici. E gjithë kjo pasi Hazir Berisha i cili deri tani mbante këtë pozitë tashmë është emëruar në pozitën e komandantit të Stacionit Policor në Malishevë.

Kapiteni Hazir Berisha e ka bërë të ditur lajmin përmes një shkrimi në Facebook, ku ndër të tjerash ka falënderuar gazetarët për bashkëpunimin e shkëlqyer, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Të nderuar, ju njoftoj se nga data 03 tetor nuk jam në cilësi të zëdhënësit rajonal të Policisë së Prizrenit ngase jam emëruar komandant i Stacionit Policor ne Malishevë. Ju falenderoj të gjithëve për bashkëpunimin e shkëlqyer, posaqërisht gazetarë; kameramanë e redaktorë të mjeteve të informimit

Më Shumë

Nisma mori 834 vota në Prizren

Nisma Socialdemokrate në Prizren  ka marrë 834 vota apo 1.17 për qind në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën dje në Kosovë. Me këtë...

Nuk ka kolona në pikat kufitare të Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se sot, në orët e hershme të mëngjesit, nuk ka asnjë kolonë në asnjë nga...

Lajmet e Fundit