17.5 C
Prizren
E premte, 24 Tetor, 2025

Zëri dhe vota e gruas është për PDK-në

Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, Shtabi Zgjedhor dhe kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës, në ditën e pestë të fushatës zgjedhore kanë zhvilluar një varg aktivitetesh.

Kështu pos takimit me një numër të konsiderueshëm të banorëve në Kobajë, në orët e pasdites kandidatët për deputetë: Kujtim Gashi, Kadri Kreziu, Luljeta Veselaj–Gutaj, Gresë Baraliu, Veton Firzi, Alban Bislimaj dhe Kastriot Krasniqi, kanë zhvilluar një takim të frytshëm me kryesinë e GDK-së.

Në emër të Shtabit Zgjedhor të PDK-së, gratë i ka falenderuar Shaqir Totaj dhe më pas kandidatët kanë shfletuar pjesë nga programi i PDK-së. Pozita e gruas do të jetë prioritet i PDK-së, meqë në të pesë shtyllat e programit në qendër të vëmendjes është gruaja.

Në Partinë Demokratike të Kosovës zëri i gruas është më i fuqishëm se në çdo parti politike, sepse në PDK fuqia politike e gruas është vendimmarrëse e nuk është vetëm faktor sa për ta mbushur përqindjen. Me fitoren e PDK-së, mbi të gjitha do të kujdesemi në rimëkëmbjen e ekonomisë së shkatërruar të vendit. Në kuadër të programit të #Rimëkëmbjes, një vend me rëndësi do ta ketë edhe gruaja.

Ndërsa në sferën e arsimit kur roli i gruas është pothuajse kyç, do të kenë prioritet gratë sa i përket të drejtave të tyre. Do të marrin fund të gjitha pakënaqësitë rreth pushimeve të lehonisë, pushimeve mjekësore, por edhe çështja e pensionit dhe përfshirja e shujtave, pagave jubilare e çështje tjera.

Nga kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës, është shtjelluar edhe shtylla e shëndetësisë, ku edhe në këtë sektor roli i gruas është i madh. Por, kontributi i gruas me PDK-në ashtu siç nuk ka munguar, edhe në të ardhmen nuk do të mungojë sepse është dëshmuar se gratë shqiptare dinë të bëjnë politikë dhe të lënë gjurmë në politikbërje.

Ndërsa në anën tjetër gratë e pranishme në këtë tubim elektoral, janë zotuar se vota e tyre do të jetë për PDK-në, sepse zgjidhja më e mirë në këto zgjedhje është Numri#134-PDK, që është jo vetëm shpresë e grave, por edhe e gjithë Kosovës.

Më Shumë

Peja fiton derbin verdhezi në Suharekë

Derbin e javës së dytë të ProCredit Superligës, e fitoi GO+ Peja, që mundi Golden Eagle Yllin në Suharekë me rezultat 76:71 (21:13, 14:27,...

Vrasja e Auron Thaçit, avokati Gutaj: U zbulua se ai pati një plagë tjetër, s’jemi të kënaqur me atë që ndodhi në seancë

Në seancën gjyqësore të mbajtur sot për rastin e vrasjes së 26-vjeçarit Auron Thaçi, u zbuluan detaje të reja tronditëse. Para trupit gjykues dëshmoi...

Lajmet e Fundit