11 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, viziton Gjimnazin „Loyola“

Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së, njëherësh zëvendëskomandant i FSK-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët dhe kadetë të kësaj force ushtarake, ka vizituar sot shkollën tonë. Ai, u prit nga drejtori ekzekutiv, P. dr. Axel Bödefeld, i cili e falënderoi për vizitën e bërë dhe e uroi për mandatin e ri të FSK-së që e shndërron atë në forcë ushtarake. Gjeneral Cikaqi u shpreh i lumtur për praninë në mesin tonë dhe rezultatet e arritura deri më tani të „Loyola-Gymnasium“, për të theksuar nevojën që të rinjtë tanë të orientohen drejt shkollimit edhe në profilet e shkollimit ushtarak.

Më pas, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe kadetët e FSK-së, ai mbajti një ligjëratë para maturantëve tanë, ku shpalosi historikun e krijimit dhe të fuqizimit të FSK-së, për të arritur deri te ndryshimet e fundit të legjislacionit tonë, të cilat këtë forcë tashmë e avansojnë në forcë ushtarake.

Gjeneral Cikaqi, i njoftoi maturantët me mundësitë që ata kanë për shkollimin e tyre të mëtejshëm, për t‘u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës, në kuadër mundësive të shkollimit dhe përgatitjes profesionale që kjo forcë u ofron të rinjve tanë.
Kadetët e pranishëm kanë treguar para maturantëve tanë përvojat e deritanishme të shkollimit dhe motivet që i kanë shtyrë për t’u bërë pjesë e FSK-së.

Më Shumë

Nderohet vepra e dëshmorit Sinan Thaçi, në 27-vjetorin e rënies heroike

Është kujtuar sot vepra dhe sakrifica e dëshmorit të kombit, Sinan Thaçi, në 27-vjetorin e rënies së tij në Betejën e Koshares. Homazhet u zhvilluan...

Tërheqja e 2 milionë eurove nga përmbaruesit, rrezikohen shërbimet shëndetësore në Prizren

Drejtori i Shëndetësisë në Prizreni, Sylejman Baxhaku, ka ngritur alarmin për një situatë alarmante dhe të papranueshme, pas tërheqjes së rreth 2 milionë eurove...

Lajmet e Fundit