Zëvendësministri Qelaj i ankohet kryeministrit: Nuk kam bashkëpunim me Ministrin Abelard Tahiri

Zëvendësministri i drejtësisë, Naim Qelaj, në raportin 100 ditor të punës, të cilin ia ka dërguar Kryeministrit, në një faqe të veçantë i ankohet për mungesën e bashkëpunimit me ministrin dhe ka kërkuar mbështetjen e Haradinajt.

“Që nga emërimi në këtë pozitë, jam trajtuar me shumë respekt si nga Ministri, anëtarët e kabinetit dhe stafi tjetër i ministrisë. Por, ajo që nuk ka ndodhur është bashkëpunimi, të cilin unë me aq ngulm e kam kërkuar. Nuk e di arsyen pse ka ndodhur kjo”, thotë Qelaj.

Ai thotë se përveç emërimit si Koordinator Nacional Kundër Dhunës në Familje, që automatikisht i takon zv. Ministrit të Drejtësisë dhe prezantimit në mbledhjet e Qeverisë kur mungon Ministri, nuk i është ndarë asnjë sektor që ta udhëheqë apo nuk i është caktuar të jetë pjesë e ndonjë grupi, që siç thotë të jap kontributin e tij.

Ndërsa në raportin 12 faqesh të punës së tij, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, ai ka renditur në formë kalendarike gjithë aktivitetin e tij.

Thotë që një dhjetor është takuar me Kabinetin e Ministrisë, më pas është takuar edhe me të gjitha departamentet në kuadër të MD-së dhe takime tjera me zyrtarë tjerë jashtë ministrisë.

Në raportin pesë faqesh të zëvendësministrit ka edhe gabime të shumta drejtshkrimore.

KËTU mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Naim Qelaj.

Më Shumë

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit