Zgjedhjet lokale, emrat e përfolur nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit

 

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidaturë për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 17 tetor.

Nga ky subjekt politik deri më tani janë shprehur të rezervuar sa u përket emrave të mundshëm që do të jenë kandidat për kryetar të komunave.

Mirëpo pavarësisht kësaj, kandidatë të caktuar nuk kanë nguruar të shprehin se ata do të jenë në garë për të marrë nominimin e partisë së pari.

Informacione për kandidatët e mundshëm të LVV-së kanë rrjedhur edhe nga degë të caktuara apo zyrtarë lokal të këtij subjekti.

Prizren:

Interesim edhe për një mandat ka shprehur kryetari aktual i Prizrenit Mytaher Haskuka. Gatishmërinë për t’i hyrë garës në zgjedhjet lokale të vjeshtës e kanë shprehur edhe deputetja Drita Millaku, derisa si kandidat i mundshëm i LVV-së në Prizren përflitet edhe mjeku Irfan Daullxhiu./telegrafi/

Më Shumë

Rock-u pushton Prizrenin, festivali vazhdon edhe sot e nesër

?Me tingujt e rock-ut dhe blues-it ka nisur edicioni i katërt i “Rock & Blues Music Festival” në Prizren. Mbrëmjen e parë performuan 3 Musketjerët,...

Në Dragash sekuestrohen dru nga policia, transportoheshin nga Leposavici pa dokumente

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 01 korrik 2026, gjatë patrullimit të rregullt, policët e Stacionit Policor të Dragashit – Drejtoria Rajonale...

Lajmet e Fundit