4.9 C
Prizren
E martë, 9 Dhjetor, 2025

I zhvarrosi kufomat, arrestohet imami në Billushë të Prizrenit

arrestimi 2Imami i xhamisë në fshatin Billush, M.Shala është arrestuar sot nga policia në Prizren.

Ai dyshohet se bashkë me disa bashkëfshatar ka bërë zhvarrimin e disa trupave të vdekur,që kanë qenë të varrosur në oborrin e xhamisë.

“Sot, në orët e pasdites, hetues rajonalë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, kanë arrestuar M. Shalën nga se i njëjti në bashkëveprim edhe me disa fshatarë të fshatit Billushë kanë bërë zhvarrimin e disa varreve nga oborri i xhamisë së fshatit në një lokacion tjetër pa i respektuar procedurat ligjore”,njoftoi zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha.

“I dyshuari ka konsumuar elemente të veprës penale ‘dëmtim i varrit ose i kufomës” ,që është e kundërligjshme me nenin 421 të Kodit Penal të Kosovës”.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalët nën masën e arrestit për 48 orë”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nait Hasani thirrje Bedri Hamzës dhe kryesisë së PDK-së: Pranojeni shkrirjen e Fatmir Limajt si pjesë të saj

Ish-themeluesi i UÇK-së, ish-i burgosuri politik, ambasadori dhe ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani, i ka bërë thirrje kryetarit të PDK-së, Bedri Hamzës, që ta...

E mitura nga Malisheva raporton për dhunim, prokuroria nis hetimet

Një vajzë e mitur nga Malisheva ka raportuar në polici se disa muaj më parë ka pasur marrëdhënie seksuale me një person. Raportimi u...

Lajmet e Fundit