16.5 C
Prizren
E hënë, 10 Mars, 2025

Zidane pranë këtij rekordi

Me vetëm dy vite e gjysmë si trajner në futbollin profesionist (e nisi nga Castilla, në “Segunda B”), Zidane përballet me një sfidë historike në nivelin më të lartë: të bëhet i barabartë me Bob Paisley dhe Carlo Ancelotti, trajnerët e vetëm që kanë fituar tri herë Ligën e Kampionëve.

Nëse Real Madridi mbizotëron kundër Liverpool, nesër në Kiev, atëherë francezi do ta barazojë në fare pak kohë këtë rekord.  Paisley, i cili fitoi tre tituj (1977, 1978 dhe 1981), teksa drejtonte pikërisht Liverpool (i vetmi, i cili e ka arritur këtë  sukses me vetëm një skuadër, çka mund ta bëjë nesër edhe Zidane), mori shtatë sezone kohë për ta arritur këtë sukses. Ancelotti (2003 dhe 2007 me Milanin dhe 2014 me Real Madridin), e arriti këtë stad 19 vite pasi mori përgjegjësinë e drejtimit të Reggiana si trajner debutues, në sezonin 1995-1996.

Aktualisht, Zidane kompletohet me dy Champions, si dhe 17 trajnerë të tjerë, duke përfshirë edhe klasikët e djeshëm dhe të sotëm, si Bela Guttman, Brian Clough, Del Bosque, Guardiola, apo Mourinho.

Që kur mori drejtimin e ekipit madrilen, në janar 2016, Real Madridi i tij i ka tejkaluar me sukses nëntë eliminatore dhe dy finale, që ka luajtur. Me gjithë suksesin e tij dhe kontratën deri në vitin 2020, Zidane nuk e ka bërë të qartë të ardhmen e tij .

Zidane mund të shtojë Champions-in e tij të tretë dhe trofeun e nëntë, nga 13 të mundshëm, me një efektivitet 69.2 për qind. Tani për tani, ai bashkohet me Molowny, si trajneri i dytë në historinë e Real Madridit, sa u takon titujve të fituar, me tetë të tillë. Triumfi në “Olimpik” të Kievit do ta prishë këtë bashkëlidhje dhe do ta lërë “Zizou” vetëm me Miguel Munoz përpara. Sigurisht, në një distancë të konsiderueshme: Munoz ngriti 14 trofe…

Më Shumë

Zhduket një vajzë në Prizren, rasti nën hetim

Një person ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendodhjen e saj. Sipas raportit 24 orësh të...

Siguria publike në Prizren, nis faza e dytë e vendosjes së kamerave vëzhguese

  Faza e parë e vendosjes së kamerave vëzhguese të sigurisë në qytetin e Prizrenit është përmbyllur dhe tashmë ka nisur faza e dytë e...

Lajmet e Fundit