Komuna e Prizrenit nënshkruan marrëveshje me Kolegjin AAB

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me me rektorin e Kolegjit AAB,Lulëzim Tafa.

Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë nxënësit e komunës së Prizrenit.

“Komuna e Prizrenit tashmë do të ketë bashkëpunim edhe më të fortë me Kolegjin AAB”, tha Haskuka.

“Me rektorin e kolegjit, Lulzim Tafa, kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për avancimin e nivelit arsimor dhe promovimin e arsimit cilësor”.

“Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë nxënësit e Komunës së Prizrenit, për të cilët do të ofrohen bursa të plota nga cilido program studimi në Kolegjin AAB, derisa për studentët e këtij kolegji, do të ketë mundësi për kryerjen e punës praktike në institucionet e ndryshme komunale”.

“Shkollimi dhe arsimimi është shumë i rëndësishëm për formimin dhe edukimin e shëndoshë të gjeneratave të reja dhe për këtë qëllim do të punohet vazhdimisht për ta rritur niveli e cilësisë në arsim”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit