14.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Zjarret në Suharekë/ Muharremaj: Po përhapen me shpejtësi nga rryma dhe temperaturat e larta

Që nga e dita djeshme rreth 40 fshatra të Komunës së Suharekës po përballen me zjarret. Kurse Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme për më pak se 30 minuta 3 shtëpi dhe dy stalla janë përfshirë nga zjarret.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj  ka thënë se gjendja në Suharekë është e qetë mirëpo që kjo po ndryshon gjatë orës 10-11 të paradites.

Edhe pse për momentin gjendja është e qetë, nga mesi i ditës kur temperaturat po rriten gjatë orës 10-11 po shkaktojnë përhapjen e zjarrit, ku për pasojë janë dëmtuar disa shtëpi banimi nga energjia elektrike”, ka thënë ai për lajmi.net.

Jo se qytetarët janë duke e shkaktu zjarrit, temperaturat edhe rryma po e përhapin, mëngjeset po janë të qeta por ka ora 10-11 po fillojnë nga i nxeti”, ka shtuar ai

Sipas Muharremajt edhe pse gjendja është stabile ende nuk dihet nëse zjarret do të ndalen.

Shuarjeve të zjarrit u kanë dalur në ndihmë edhe zjarrfiksat nga Mamusha, Rahoveci por edhe një minoritet serb, me ç’rast do ti’i falenderoja që të gjithë”, shtoi ndër të tjera Muharremaj.

Më Shumë

Fitore e madhe e ‘Vreshtarëve’: Rahoveci 029 siguron mbijetesën në Superligë

Në një përballje dramatike të zhvilluar në Suharekë, Rahoveci 029 ka shënuar fitore të madhe ndaj Golden Eagle Ylli, duke triumfuar pas vazhdimeve me...

Trepça e pandalshme, 19 fitore radhazi me triumfin në Rahovec

Trepça ka vazhduar formën e jashtëzakonshme në Superliga e Kosovës në basketboll, duke regjistruar fitoren e 19-të radhazi. Mitrovicasit triumfuan në udhëtim ndaj Rahovecit 029...

Lajmet e Fundit