14.3 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

“Zona Park” vendosë kabinë për dezinfektim në Malishevë(Foto)

 

Malisheva po vazhdon marrjen e masave për parandalimin e pandemisë së Coronavirusit. Ajo sot ka bërë vendosjen e kabinës dezinfektuese në oborrin e QKMF-së.

Numri i madh i të infektuarve me COVID-19 ka shtyrë institucionet lokale që të marrin masat për parandalimin e rasteve të reja. Vendosja e kabinës dezinfektuese në oborrin e QKMF-së është vlerësuar si e domosdoshme për shkak të numrit të madh të pacientëve që kërkojnë shërbimet mjekësore në këtë institucion shëndetësor.

“Zona Park”, është kompania privat e cila ka vendosur këtë portë të dezinfektimit, në të cilën brenda 8 sekondave bëhet dezinfektimi i tërësishëm.

Po ashtu, kjo kabinë ka edhe një tepison për dezinfektimin e këpucëve. Preparatet e vendosura për dezinfektim janë të certifikuara me ISO standarde me analiza dhe a-teste të kryera për shkatërrimin e virusit.

Këto kabina me preparate cilësore po konsiderohen shumë të rëndësishme për siguri në shëndetin e përgjithshëm publik.

Gjatë testimit të kabinës dezinfektuese ishin të pranishëm edhe zyrtarët komunal e shëndetësor të kësaj komune, të cilët e kanë vlerësuar si një masë të domosdoshme për parandalimin e COVID-19.

Më Shumë

Ylli fiton bindshëm ndaj Apolonisë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Apolonisë me rezultat 80:59, në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të meshkujve. Therandasit...

Prizren, përkujtohet 27-vjetori i Betejës heroike të Jeshkovës

Në përkujtim të 27-vjetorit të Betejës së Jeshkovës, zyrtarë të ekzekutivit dhe përfaqësues komunalë, së bashku me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta...

Lajmet e Fundit