Zvarritet miratimi i ligjit për veteranët

UCKVeteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duhet të presin deri në javën e ardhme që të miratohet në lexim të dytë projektligji, i cili e rregullon statusin e tyre.

Kryeparlamntari Jakup Krasniqi, pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit ka bërë me dije se të mërkurën do të mbahet një dëgjim publik për Projektligjin për veteranët e UÇK-së.

Ai ka thënë se nëse ky projektligj i kalon të gjitha proceduarat parlamentare, ka gjasë që të enjten e ardhshme të miratohet nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se do të angazhohen maksimalisht që Projektligji për Veteranët e UÇK-së të miratohet sa më shpejtë. Ai ka deklaruar se ka kohë të mjaftueshme që ky projektligj të miratohet para zgjedhjeve parlamentare.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka deklaruar se veteranët meritojnë të trajtohen me ligj. Sipas tij, Qeveria e Kosovës është fajtore për zvarritjen e Projektligjit për veteranët e UÇK-së.

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Lajmet e Fundit