10 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Zviceranët mbështesin Malishevën

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur të mërkurën në një takim përfaqësuesit e Agjencisë zvicerane të mjekësisë tropikale dhe të shëndetit publik, përkatësisht Debra Stevenson dhe Qamile Ramadanin, udhëheqës të projektit që kjo agjenci planifikon ta realizojë për ndihmë në kujdesin shëndetësor parësor.

Fillimisht Begaj ka falënderuar këtë agjenci për përfshirjen e Komunës së Malishevës në këtë projekt për përkrahje në fushën e shëndetësisë. “Ne si komunë jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në projektin tuaj, pasi është me rëndësi të madhe për shëndetësinë në Malishevë”, është shprehur Begaj.

Ndërsa Debra Stevenson, duke e prezantuar projektin në fjalë, ka thënë se në të janë të përfshira 12 komuna dhe ky projekt kërkon që të merren parasysh prioritetet e komunave në fushën e shëndetësisë.

Ky projekt pritet të realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë e sidomos me nivelin lokal dhe për këtë nevojitet edhe bashkëpunimi i Malishevës, përkatësisht Drejtorisë për Shëndetësi dhe QKMF-së. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Hajnat e maskuar tentojnë të grabisin një shtëpi në Rahovec, dështojnë

Pasditen e së dielës, në Rahovec u tentua të grabitet një shtëpi.   Policia ka bërë të ditur se persona të maskuar kanë hyrë në një...

Ndahet nga jeta profesori Hajdar Mallaku

Ka ndërruar jetë profesori Hajdar Mallaku, i cili deri në pension ka punuar  në gjimnazin "Gjon Buzuku" në Prizren. Ai  ka dhënë kontribut të çmuar...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit