17.2 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Zvicra e shqiptarëve i bën ballë Brazilit të madh

Një ndeshje fantastike është zhvilluar në Rostov Arena ndërmjet Brazilit dhe Zvicrës që ka përfunduar me rezultat të barabartë (1-1).

Skuadra helvetike që përfaqësohej nga katër shqiptarë, e nisi shumë më mirë ndeshjen, mirëpo me kalimin e minutave, Selecao e mori lojën nën kontroll.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 20-të përmes një goditjeje të pandalshme të Philippe Coutinhos nga jashtë zonës.

Festa e Coutinhos (Foto: Getty Images)

Deri në fund të pjesës së parë, brazilianët luajtën më mirë, mirëpo nuk ia dolën ta thyenin sërish mbrojtjen zvicerane.

Pesë minuta brenda gjysmës së dytë, rezultati u barazua. Një harkim fantastik nga Xherdan Shaqiri e priti në zonë Steven Zuber për të shënuar me kokë (50?).

Gëzimi i Shaqirit dhe Steven Zuber (Foto: Getty Images)

Minutat në vazhdim ishin mjaft dinamike dhe ekipet zhvillonin lojë të hapur duke rrezikuar herë njëra e herë skuadra tjetër. Natyrisht se brazilianët ishin shumë më të rrezikshëm, por nuk ia dolën të shënonin.

Pas xhiros së parë, Selecao dhe Helvetikët kanë nga një pikë dhe ndodhen prapa Serbisë që e kryeson Grupin E me tri pikë, pas fitores ndaj Kosta Rikës.

Një fërkim ndërmjet Xhemailit dhe Neymarit (Foto: Getty Images)

Ndeshja e ardhshme e Zvicrës është kundër Serbisë, ndërsa Brazili luan ndaj Kosta Rikës. /Telegrafi/

Më Shumë

Olimpiada e Kimisë mbahet me sukses në Suharekë

Në Komunën e Suharekës është organizuar me sukses Olimpiada e Kimisë, ku morën pjesë nxënës nga shkollat e mesme të larta të kësaj komune. Sipas...

Kryetari i Nju-Jorkut bën iftar me reperin shqiptar, Action Bronson

Zohran Mamdani u ul me reperin e njohur me prejardhje shqiptare, Action Bronson, për episodin më të ri të “Fuck That’s Delicious”. Dyshja u takua...

Lajmet e Fundit