8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Zvogëlohen pickimet nga rriqrat në Malishevë

Fillimi i këtij viti në komunën e Malishevës ka shënuar rënie të numrit të të pickuarve nga rriqrat, që konsiderohen ndër shkaktarët kryesorë për shkaktimin e etheve hemorragjike Krime-Kongo (EHKK).

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar del se në katërmujorin e parë të këtij viti numri është zvogëluar për katërfish, pasi sivjet janë regjistruar vetëm 34 raste, ndërsa në vitin 2014 numri i tyre ka qenë 128 sosh.

Përmirësimi i kohës dhe ngritja e temperaturave shihet me ndrojtje në rrethinën e Malishevës, që konsiderohet zonë e ndjeshme për shfaqjen e EHKK-së.

Moti i përcjell me temperatura të ulëta dhe bora në fillim të prillit, si duket kanë penguar mospërhapjen e shpejtë të rriqrave.

Drejtori Komunal për Shëndetësi në Malishevë, Hajdin Berisha, ka thënë se nga fillimi i vitit e deri më tash janë regjistruar shumë më pak apo vetëm 34 raste të të pickuarve nga rriqrat, krahasuar me vitin paraprak.

Mbështetur në raport del se në të njëjtën periudhë numri i tyre më 2014 ka qenë 128 sosh../zeri/

Më Shumë

Një qytet, një derbi, një betejë: Liria – Prizreni sot luhet pa shikues

Derbi i qytetit mes Lirisë dhe Prizrenit zhvillohet sot në kuadër të Ligës së Parë, pa praninë e tifozëve. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2542 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 31 aksidente...

Lajmet e Fundit