7.2 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Zyba i VV-së për Suharekën: Do të ketë menaxhim me duar të pastra në shëndetësi

Kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë, Salih Zyba, ka thënë se kanë bërë një planprogram katër vjeçar për shumë fusha me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Ai në Edicionin Zgjedhor ka deklaruar se në shëndetësi do të ndalin punësimet politike që sipas tij janë bërë deri tani nga partia e cila e drejton Komunën.

“Si Lëvizje Vetëvendosje kemi ndarë në disa shtylla planprogramin katër vjeçar, në fusha i kemi ndarë shëndetësinë, mirëqenien, arsimin, zhvillimin ekonomik dhe industrinë, bujqësinë dhe agroturizmin, ambientin dhe infrastrukturën, kulturën, rininë dhe sportin. Mënyrën e qeverisjes do ta mbulojnë administrata dhe inspektorati”.

“Ne i kemi ndarë tri fushat më me prioritet që janë shëndetësia dhe mirëqenia, ekonomia dhe arsimi. Shëndetësia gjithmonë ka qenë në neglizhencë, duhet një funksionalizim i tërësishëm i fushave jetike dhe specialistike në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, por edhe në njësi të tjera sepse nuk është bërë sa duhet. Do të bëhet furnizimi i vazhdueshëm me barna esenciale dhe materiale tjera shpenzuese për të cilën nuk është përkujdesur asnjëherë sa duhet Komuna. Do të kemi krijim të Fondit të Solidaritetit pasi konsiderohen se familjet në nevojë nuk janë trajtuar si duhet. Do të rrisim edhe përkushtimin për përmirësimin e gjendjes në arsim”.

“Hapi parë në Shëndetësi duhet të jetë nga menaxhmenti komunal ku duhet të lirohet ndikimi i deritashëm që ka ndodhur për menaxhmentin e QKMF-së, nuk duhet të ketë asnjë ndikim tek mënyra e menaxhimit profesional, deri tash ka qenë edhe diktati i personave politik që janë emëruar në pozita aty, do të ketë menaxhim me duar të pastra, do të jenë krejt kuadrot më të mirë të mundshëm pjesë e stafit profesional. Do të ketë mundësi operimi të punës nga vet stafi profesional dhe jo nga ndikimi politik”.

Zyba ka deklaruar se do të mbështesin gratë që janë në vendimmarrje si dhe bujqit dhe fermerët.

“Në ekonomi konsiderojmë se zhvillimi është tek industria dhe bujqësia. Do të bëjmë subvencionimin e secilës grua në ndërmarrësi, do të ketë krijim të kushteve për investitorë nga mërgata, do të ketë lehtësime për këtë. Do të ketë funksionalizim të tërësishëm të agrozonës në fshatin Samadraxhë, në kuadër të ekonomisë do të funksionalizojmë edhe transportin publik pasi është në shërbim të punëtorëve. Do të avancojmë disa prej bizneseve, për zhvillim ekonomik do të kemi rivlerësim të gjendjes së shkollës profesionale në funksion të ekonomisë”.

“Në Komunën tonë bujqësia duhet të shoqërohet me agroturizimin, duhet t’i japim mbështetje në kategorinë e bujqve dhe fermerëve që nuk mbështeten nga niveli qendror. Do të krijohen kushte tek secili prej aplikantëve që është i komunës tonë dhe që zhvillon veprimtarinë këtë fushë”, ka thënë Zyba.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Më Shumë

Falsifikim dokumentesh në Prizren – dy persona ndalohen për 48 orë pasi tentuan pajisje të kundërligjshme me dokumente

Një rast serioz i falsifikimit të dokumenteve dhe vjedhjes së identitetit është zbuluar dje në Prizren, ku dy persona kanë përfunduar në mbajtje policore...

ZRrE-ja: Në mars vendimi i ri për çmimin e rrymës

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka konfirmuar se lajmet që kanë qarkulluar dje për mos shtrenjtim të tarifave te energjisë elektrike nuk kanë...

Lajmet e Fundit