Prend BUZHALA
Këtë vit Zymi përkujton disa jubile të mëdhenj, si 400-vjetorin e lindjes së Pjetër Bogdanit, ndër figurat qendrore të kulturës e historisë kombëtare. Sot u bë inaugurimi i shatorres , ku marrin pjesë shkrimtarë, krijues, arkeologë, historianë, nga trojet etnike e nga diaspora. Shënohet 30-vjetori i vdekjes së Anton Pashkut, 125-vjetori i abetares së Zymit,, 110-vjetori i shkollës së vashave.
Zymi, vend kultura, feja e historia bashkohen. Martirizimi i at Shtjefën Gjeçovit në Zym, përkujtohet për çdo vit, nëpërmes këtyre manifestimeve dhe kremtohet trashëgimia e tij. Zymi është fshat i vjetër, i ngritur mbi kodrat e buta, ka thesar shpirtëror, historik e kulturor ndër shekuj. Në shek. XV, sipas dëshmive të kohës, ishte qendër e rëndësishme që mbijetuan nëpërmes trazimesh, persekutimesh të shumta etj.

Këto janë disa theksime në hapje të manifestimit TAKIMET E GJEÇOVIT, të 54-at me radhë, që i veçoi moderatorja e Takimeve. Në vitin 1929, më 14 tetor, vritet pabesisht At Shtjefën Gjeçovi, studiues, arkeolog, etnograf, KLD , la pas vepra të pasura shkencore, shembull besimi e dashurie ndaj popullit. Zymi është kujtesë e gjatë e një kulture që nuk ka heshtur asnjëherë. Zymi ka Kishën katolike kushtuar Zojës së Hasit, ndër më të rëndësishmet në rajon, shenjë e qëndrueshmërisë më këto troje.
Këtë manifestim e hap si organizator At Ndue Kajtazi, kryetar i këtij manifestimi e i Klubit letrar “Shtjefën Gjeçovi” të Zymit. Manifestimi mbahet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Në manifestim merrnin pjesë Monisnjnior Dodë Gjetgji, ipeshkv, deputetë, kryqtarë komunash, si Ardian Gjini (Gjakovë) e Shaqir Totaj, përfaqësues të ambasadës amerikane, kroate, hungareze, pastaj Ermina Lekaj, këshilltare speciale Ministrisë së Jashtme kroate etj. të pranishëm ishin edhe kryetari i Baskis ë Mirditë Albert Mëlyshi, kryetarë komunash nga Hasi e Kruma (Shqipëri), Nonda Dulaj, motpër nderi, gjeneralë kroat, etj.
1. Konteksti historik dhe kulturor i manifestimit
Manifestimi tradicional “Takimet e Gjeçovit”, që këtë vit shënon edicionin e 54-t me radhë, është ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore, shpirtërore dhe identitare në Kosovë. Ai mbahet çdo vit në Zym të Hasit, vend me rrënjë të thella historike e fetare, ku më 14 tetor 1929 u martirizua At Shtjefën Gjeçovi, figurë e ndritur e kulturës dhe shkencës shqiptare, autor i “Kanunit të Lekë Dukagjinit” dhe studiues me ndikim të gjerë në arkeologji, etnografi dhe gjuhësi. Zymi, përmes këtyre takimeve, është shndërruar në qendër të kujtesës kolektive shqiptare, duke bashkuar breza krijuesish, studiuesish, klerikësh e artistësh, si dhe duke ruajtur harmoninë midis feve, kulturës dhe identitetit kombëtar. Ky bashkim është një tipar i dallueshëm i traditës zymjane: “feja e kultura s’janë ndarë kurrë” , siç u shpreh moderatorja e këtij manifestimi që shpreh ndërthurjen e besimit me krijimtarinë, dijen dhe dashurinë për atdheun.
2. Përmasat simbolike të manifestimit dhe ato artistike
Takimet e Gjeçovit janë ngjarje të rëndësishme përkujtimore. Ato janë një akt kujtese dhe i rilindjeje shpirtërore. Secili edicion bart në vetvete një porosi për trashëgiminë e kombit, duke i dhënë kuptim frazës që rrezaton si moto e manifestimit: “Mos e harro dritën e rrënjën dhe dritën.”
Në këtë edicion, simbolika e dritës lidhet me zbulimin e shtatores së Pjetër Bogdanit, ndër figurat kryesore të kulturës dhe letërsisë shqiptare, autor i veprës madhore “Çeta e Profetëve” (1685), kryevepra e parë filozofike-teologjike në gjuhën shqipe dhe dëshmi e përpjekjeve për afirmimin e mendimit shqiptar në horizontin e humanizmit europian.
Zbulimi i shtatores u bë në një ceremoni solemne, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta kishtare, politike, akademike e kulturore nga Kosova, Shqipëria, diaspora dhe përfaqësitë diplomatike të huaja.

Shtatorja, vepër e skulptorit Sadik Spahia, është realizuar me përkushtim e mjete të mbledhura nga vetë zymjanët, dëshmi e vetëdijes së lartë qytetare dhe shpirtërore. Ky akt përmbyll simbolikisht një amanet historik të presidentit Ibrahim Rugova, i cili që në vitin 1995 kishte kërkuar që në Zym të ngrihej shtatorja e Bogdanit “posa të pavarësohet Kosova”.
Kështu, zymjanët përmbushën një porosi kombëtare, por edhe një akt shpirtëror të kujtesës që lidh të kaluarën me të tashmen, Bogdanin me Gjeçovin, dhe kulturën me besimin.
Pjesë e manifestimit ishte edhe Ora Letrare, ku morën pjesë poetë e shkrimtarë nga të gjitha trevat shqiptare, një dëshmi e bashkimit kulturor mbarëkombëtar. Që nga themelimi i tyre në vitin 1971, këto takime kanë ruajtur frymën e përbashkët të kujtesës dhe artit. Këtë vit, në Orën Letrare u dëgjua zëri i poetëve të rinj dhe atyre të njohur nga e gjithë hapësira shqiptare, dëshmi e vazhdimësisë së fjalës poetike shqiptare.
Organizatori kishte përzgjedhur këta poetë: ), Ibrahim Kadriu ((Prishtinë) e Mehdi KJrasniqi (Malishevë) që kohë më aprë kanë fituar vulat akademike në Bari të Italisë, pastaj Shukrije Gashi (Prishtinë), Sulejman Dërmaku (), Ibrahim Kadriu (Prishtinë), Kujtim Morina (Tiranë) Xhavit Beqiri (Prishtinë), Salajdin Krasniqi (Prizren), Haihe Çollaku Ademaj (Zhur), Fadil Curri (Obiliq), Nik Lekaj (Karashëngjergj) kurse nga Klina poezi për Bogdanin lexuan Gjon Gjergjaj dhe Ismet Krasniqi.
Po ashtu, programet artistike të SHKA “Katarina Josipi” dhe SHKA “Pjetër Bogdani” (Has), si dhe dhuratat simbolike të piktorëve Liman Cakaj dhe Gjini Asllani, e pasuruan ngjarjen me një dimension estetik dhe vizual që e lidh artin me kujtesën.
Në këtë mënyrë, arti, poezia, muzika dhe besimi ndërthuren në një sinkretizëm të rrallë shpirtëror, ku tradita nuk është muze, por frymë që jeton dhe rinovohet.
Një element i veçantë i këtij edicioni është përfshirja e gjerë e përfaqësuesve nga mbarë trojet shqiptare dhe diaspora: nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Hungaria e deri te komunitetet shqiptare jashtë vendit. Ky bashkim është shenjë e gjallë e unitetit shpirtëror të kombit, që shkon përtej kufijve politikë. Manifestimet e tilla janë forma të qëndresës kulturore që mbajnë gjallë ndërgjegjen kombëtare në çdo skaj të botës ku jetojnë shqiptarët.
Pjesëmarrja e personaliteteve ndërkombëtare, si këshilltarja kroate Ermina Lekaj apo humanistja amerikane Xhenet Rajnek, tregon se vlerat e ruajtura në Zym: feja, kultura dhe solidariteti, kanë një vlerë universale që i flet edhe botës perëndimore për frymën e humanizmit shqiptar.
Shtatoren e Imzot Pjetër Bogdanit e ka punuar skulptori Sadik Spahia, i cili e ka punuar edhe shtatoren e Gjeçovit. Ai, ndëlr të tjera tha se zymjanëlt janë këta që me djersën e gjakun e vetë e ngritën shtatoren
Vazhdimësi e koseguencë e tillë nga Frrok Kristaj bën ngjarje uniake që është , përkushtim i zymjanëve. Është ky një manifestim që krijoi traditë dhe mbolli kujtesën historike e identitare ndër ne. Jam mik i Zymit qe 20 vjet, këtu kam marrë en ergji pozitive. Sadik Spaiu përmendi shumë emra të dalluar të zymjanëve që nuk janë më, përmendi emrat e atyre që kanë ndihmuar, ndlrsa veçoi Frrok ikristaj si shembull kombëtar për kombin tonë me angazhimet që ka bërë.
Themeluesi i kltyre manuifestineve, Frrok Kristaj, ndër të tjera, evokoi takimet e përvitshme të organizatorëve me presidentin Rugova, i cili në një takim me këta organizatorë më 1995, me rastin e 25-vjetorit të manifestimeve ka kërkuar nga zymjanët shtatoren e Bogdanit në Zym. , posa të pavarësohet Kosova. Kjo shtatore ishte porosi e presidentit Rugova, tha Kristaj. Ai njoftoi se pas pavarësimit të Kosovës, më 2008, kanë kërkuar vazhdimisht nga shteti dhe komuna ndihmë për ngritjen e shtatores, por nuk kanë ndihmuar. Kjo porosi ishte nxitje për zymjanët që i hapën kuletat dhe i realizuan mjetet financiare e të tjera vetë. Falënderoj zymjantë që e mundësuan këtë manifesitm të ngritjes së shtatores, u shpreh Frrok Kristaj.
3. Fjalimet dhe mesazhet përkujtimore
Shtatoren e zbuluan Imz Dodë Gjergji, Frrok Krista, don Tom Karrica, Shaqir Totaj. Ndër ta foli imzot Dodë Gjergji: i cili e vlerësoi figurën e Pjetër Bogdanit, si kolos të madh. Gjuhën tonë e bëri të denjë jo vetëm për komunikim e shkrim, por edhe për filozofi të Rilidjes evropiane, gjuhë sipas kuptimit evropian mbi zotin. Bogdani është rojtar e shërbëtor deri në sakrificë për ruajtjen e kombit, njeriut tonë. E luti zotin për shpëtimin e popullit në kojet më të rënda zoti e dëgjoi atë, dëshmi është prania jonë këtu. Bogdani lartësoi lart dijen, vetëdijen vullnetin e kombit tonë me aleancat me perëndimin, punoi që të mos nënshtrohet ndaj okupatorit e të ngrihet lart flamuri i shqiponjës. Me Bogdanin u gërshetuan në mësynë perfekte poeni, nderi e flamuri, , tha imzot Gjerjgi.

Imzot Dodë Gjergji theksoi madhështinë e figurës së Bogdanit, i cili e ngriti gjuhën shqipe “në nivel të filozofisë së rilindjes europiane” dhe e shndërroi në gjuhë të dijes, të mendimit dhe të kombit. Ai e quajti Bogdanin “rojtar e shërbëtor të kombit deri në sakrificë”, duke përforcuar idenë e shenjtërisë kombëtare që përfshin njëherësh fenë dhe atdhedashurinë.
Shaqir Totaj: nënvizoi se në popull që s’ka të kaluar s’ka të ardhme, prandaj kur e kujtojmë, kështu e trasojmë rrugën dhe e ndërtojmë të adhmen. Bogdani është udhërrëlfyes edhe ppr situatat e sotme poltike, tha ai. Shaqir Totaj, kryetar i Prizrenit, nënvizoi aspektin historik të kujtesës: e vlerësoi figurën e Bogdanit si udhërrëfyes moral edhe për kohët e sotme.
Sadik Spahia dhe Frrok Kristaj përmendën me emocion përkushtimin e komunitetit zymjan për ngritjen e shtatores, duke e lidhur këtë akt me traditën e qëndresës dhe dashurisë për dijen që e karakterizon Hasin ndër shekuj.
4. Vazhdimësia e traditës kulturore dhe letrare
Në kuadër të manifestimit u shënuan disa jubile historike e kulturore: 400-vjetori i lindjes së Pjetër Bogdanit dh ngritja e shattores së tij, u përkujtuan 30-vjetori i vdekjes së Anton Pashkut, 125-vjetori i Abetares së Zymit, 110-vjetori i shkollës së vashave në Zym. Këta përvjetorë e vendosin Zymin në qendër të hartës kulturore shqiptare, si vatër që ruan kujtesën dhe identitetin arsimor, letrar e shpirtëror të kombit.
U ndanë edhe çmime tradicionale, si “Pjetër Bogdani” për kontributin në ngritjen e shtatoreve të figurës së Bogdanit në hapësirat shqiptare (Prishtinë, Shkup, Krumë), si dhe “Unaza e Katit” për kontributet e grave, këtë vit dhënë Xhenet Rajnek (SHBA), si shenjë mirënjohjeje për veprimtarinë humanitare e kulturore në Kosovë.
“Takimet e Gjeçovit” në Zym kanë shumë përvjetorë që janë akt identitar, ku historia kultura bashkohen për ta forcuar vetëdijen kombëtare dhe shpirtërore. Në themel të tyre qëndron një filozofi e thjeshtë, por e thellë: Kultura është kujtesë e domsodoshme. por është edhe vazhdimësi; feja nuk është ndarje, por lidhje vëllazlrore shqiptare; drita e rrënjës është forca e kombit.
5. Personalitetet e mëdha të Zymit: Bogdani e Gjeçovi
Pjetër Bogdani (1630–1689) është një nga figurat më madhore të kulturës shqiptare. Në fjalët e Imzot Dodë Gjergjit, ai u quajt “kolos i mendimit shqiptar dhe europian”, sepse Bogdani përfaqëson lidhjen organike të letërsisë, filozofisë dhe teologjisë me fatin historik të kombit.
Në veprën “Çeta e Profetëve”, ai shfaqet i dijetar dhe klerik, por edhe si mendimtar humanist që kërkon ta ngrejë gjuhën shqipe në nivel të një gjuhe të qytetëruar, të denjë për dijen, fenë dhe filozofinë. Kjo vepër është shtylla e parë e letërsisë shqiptare me frymë iluministe, që synon përfshirjen e kombit tonë në hapësirën e kulturës perëndimore.
Në këtë kuptim, zbulimi i shtatores së tij në Zym si akt përkujtimor, është edhe akt simbolik i ringjalljes së mendimit bogdanian: përhapja e dritës së dijes, bashkimi i histoeisë, besimit, me arsimin dhe i shpirtit me arsyen. Bogdani në thelb është paradigmë e njeriut që jeton për kombin, dhe ky nderim i bërë në Zym është ripohohim i idealit të tij, i cili mbetet udhërrëfyes për çdo brez që kërkon të ndërtojë identitetin mbi dije, përkushtim dhe besim.
Nuk mund të kuptohet kuptimi i “Takimeve të Gjeçovit” pa përmendur vetë At Shtjefën Gjeçovin (1874–1929). Ai ishte bartësi i dijes dhe i shpirtit etnik shqiptar në një periudhë të errët historike, kur kombi luftonte për ekzistencë kulturore dhe politike. Veprimtaria e tij, nga mbledhja e Kanunit të Lekë Dukagjinit, deri te përkushtimi në arsim, arkeologji dhe etnografi, është shembull i ndlrthurjes së fesë me kombësinë. Martirizimi i tij në Zym e ktheu këtë vend në vend të shenjtë të kujtesës kombëtare. Prandaj, çdo vit, “Takimet e Gjeçovit” janë si një rit përkujtimor dhe ringjallës, që i kujton brezave se identiteti nuk ndërtohet mbi harresë, por mbi flijim, përkushtim dhe dije. Në Zym, kujtesa për Gjeçovin bashkohet me frymën e Bogdanit, duke krijuar një dyzim të dritës dhe martirizimit, ku kombi dhe kultura bëhen një.
6. Përfundim: Zymi si metaforë e qëndresës dhe dritës
Ky manifestim dëshmon se Zymi, një fshat i thjeshtë, mbi të gjitha është simbol i qëndresës dhe i dritës kulturore shqiptare. Në këtë truall ku është derdhur gjaku i martirëve dhe ku është ruajtur fjala e shenjtë, bashkohen tri shtylla që e mbajnë gjallë qenien tonë kombëtare: feja e përbashkësisë shqiptare, kultura dhe historia. Nga kjo trevë e vogël, por e madhe në shpirt, vjen për çdo vit një porosi që kapërcen kufijtë: Mos e harro rrënjën, sepse aty lind drita e kombit!
Në këtë mënyrë, edicioni i 54-t i “Takimeve të Gjeçovit” shënon një pikë të re kulmore në rrugën e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe shpirtëror shqiptar, duke e bërë Zymin jqendër përkujtimore dhe tempull të kujtesës dhe rilindjes kombëtare.
Zymi është tempull i kujtesës kombëtare. Nga martirizimi i Gjeçovit deri te përurimi i shtatores së Bogdanit, ky vend ruan një vazhdimësi të pandërprerë të dritës, një trashëgimi që nuk është e ngrirë në monumente, por e gjallë në vetëdijen e njerëzve.
Manifestimi i sivjetshëm është një kurorë simbolike e gjithë kësaj përpjekjeje shumëvjeçare për të ruajtur shpirtin shqiptar. Nga ky vend që ndodhet “mbi kodrat e buta të Hasit” (siç u shoreh një folës) , por që ngrihet si një kodër e dritës së kombit, vjen për çdo vit e njëjta porosi që e lidh Zym-in me krejt kombin: “Ruaje rrënjën, ndero dijen, mos shuaj dritën.”
(25 tetor 2025)
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren