3.6 C
Prizren
E hënë, 2 Shkurt, 2026

Zyrtare: Bie blloku A3 i KEK-ut, përkeqësohet gjendja energjetike

Brenda një muaji, është hera e tretë që blloku A3, bie nga funksioni.

Siç raportoi dje Gazeta Nacionale, blloku A3 ka renë nga funksioni mbrëm më datën 25 shtator, mirëpo kjo nuk është bëre publike deri sot me datën 26 shtator nga ana e KEK-ut.

“Ka rënë Blloku A3. Shkak është presioni. Menaxhmenti ka urdhëruar që të kthehet në funksion pa ia bërë provën e vakuumit”, ka thënë një burim brenda KEK-ut, për Nacionale.

Në komunikatën e lëshuar nga KEK, në rrjetin social Facebook, thuhet se njësia A3 është ndalur si pasojë veprimit të mbrojtjes në ndërprerësin e gjeneratorit si dhe ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar këtë veprimim.

“Në këtë drejtim ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtje dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të njësisë në punë në kohë optimale’’, thuhet në njoftim.

Mirëpo, nuk është dhënë asnjë informatë se kur planifikohet të rikthehet në punë ky njësit.

Momentalisht, Kosova A nuk ka asnjë njësit funksional, pasi që blloku A5 tash e disa muaj është ndalur për riparim.

Më Shumë

Publikohen pamjet e aksidentit në Mamushë, polici shpëton për pak sekonda nga goditja

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të dielën mbrëma në Mamushë, ku mbetën të lënduar 6 persona. Së fundmi janë publikuar edhe pamje ku shihet...

Totaj tregon se punimet për rehabilitimin e “Kejit” në Shadërvan janë drejt përfundimit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se punimet për rehabilitimin dhe rivitalizimin e “Kejit” në zonën e Shadërvanit janë...

Lajmet e Fundit