Zyrtare: Florian Kamberi transferohet në Rangers

Florian Kamberi është transferuar në Rangers në formë të huazimit nga klubi Hibberinian, shkruan Insporti.com.

Kamberi në orën e fundit të afatit kalimtar të janarit ka kompletuar transferimin e tij, duke u prezantuar nga trajneri Steven Gerrard.

Si pjesë e marrëveshjes për Kamberin, Greg Doçerti do të kalojë nga Rangers te Hibernian.  Kamberi për faqen zyrtare të klubit ka treguar se i është plotësuar ëndrra, pasi që nga transferimi i tij në futbollin skocez, gjithmonë ka qenë dëshira e tij që një ditë të veshë fanellën e Rangers.

 

Kamberi pritet të largohet pas plot tre sezonesh nga Hibernian, ku luajti 67 ndeshje dhe ishte autor i 20 golave.

Reprezentuesi i Shqipërisë ka qenë pjesë e Grasshopers në Zvicër dhe Karlsrue në Gjermani. /Insporti.com/

Më Shumë

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

Ardian Gjini zhvillon takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren, në kuadër të aktiviteteve dhe përgatitjeve për...

Lajmet e Fundit