2 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Zyrtare: Immobile nuk e braktis Lazion, rinovon për pesë vite

Sulmuesi i Lacios, Ciro Immobile, ka rinovuar kontratën e tij me klubin lacial. Janë vetë kryeqytetasit që kanë konfirmuar lajmin përmes një deklarate të drejtorit për shtyp, Stefano De Martino. Kështu italiani do të qëndrojë të paktën dhe pesë sezone të tjera, deri në vitin 2025.

“Lajmi për sot është se Ciro Immobile do të vazhdojë të luajë për Lazion dhe për pesë vite të tjera, deri në 2025. Kjo është një zgjedhje profesionale, familjare dhe e përzemërt nga kapiteni ynë.

Shumë klube të mëdha ishin pas sulmuesit tonë, pasi Ciro është fituesi i Këpucës së Artë. Gjithsesi ai zgjodhi të luajë për Lazion përjetë dhe klubi kërkon që këtë vit të bëjmë akoma më mirë se sezoni i kaluar,” deklaron drejtori për “Lazio Style Channel”.

“La Gazzetta dello Sport” ka zbuluar se 30-vjeçari do të përfitojë plot 4 milionë euro neto në sezon. Sezoni i kaluar ishte më i miri në karrierën e Immobiles, ku shënoi 36 gola në 37 ndeshje në Serie A.

Më Shumë

Shqipe Kastrati vjen me hitin e ri ‘A ma bon hallall’

Këngëtarja Shqipe Kastrati ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “A ma bon hallall”, një këngë që pritet të shndërrohet...

Shitja e biletave për finalen Bashkimi – Trepça nis sot

Rahoveci do të presë të mërkurën, më 18 shkurt, finalen e madhe të Kupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, raporton PrizrenPress. Organizatori,...

Lajmet e Fundit