Zyrtare: Kosova do të përballet me Lituaninë në një ndeshje miqësore në mars

Kosova do të përballet me Lituaninë në një ndeshje miqësore, para se ta nisë fushatën e dytë kualifikuese për Kupën e Botës në historinë e vet, në mars – njofton shtëpia e futbollit e Kosovës.

Kombëtarja verdhekaltër do ta mirëpresë kombëtaren e shtetit baltik më 24 mars në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

FFK-ja njoftoi në uebsajtin e vet zyrtar se ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Lituanisë për këtë takim miqësor, i cili do të jetë i pari për dardanët në vitin 2021.

“Kombëtarja e Kosovës do të luajë miqësore me Kombëtaren e Lituanisë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022. Marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur dhe ndeshja do të zhvillohet më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë”, shkruhet në uebsajtin e FFK-së.

Kjo do të jetë një mundësi për trajnerin e Bernard Challandes për ta parë si në cfarë gjendje është ekipi kombëtar i Kosovës në prag të fillimit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2022.

Sepse vetëm katër ditë më vonë, më 28 mars, Kosova e pret Suedinë në ndeshjen e parë kualifikuese në Grupin B, para se të përballet me Spanjën tri ditë më vonë në udhëtim.

Kosova është pjesë e Grupit B kualifikues për Kupën e Botës Katari 2022, bashkë me Spanjën, Greqinë, Suedinë dhe Gjeorgjinë.

Ky do të jetë hera e dytë që Kosova merr pjesë në kualifikime për Kupën e Botës në historinë e saj, që prej se u pranuar në FIFA dhe UEFA më 2016, pas asaj për Botërorin e 2018-s. /Gazeta Express/

Më Shumë

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me ekspozitë artistike të fëmijëve dhe të rinjve

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, është organizuar një aktivitet i veçantë artistik ku fëmijë dhe të rinj kanë shprehur...

Lajmet e Fundit