Zemaj: Nuk do të ketë lirim të masave, ata që shkelin ligjin të dënohen

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se vaksinat antiCOVID pritet të arrijnë në Kosovë në muajin shkurt.

Zemaj ka shtuar se janë duke punuar intensivisht në këtë aspekt.

“Jemi duke punuar intensivisht, e mira është që kemi siguruar zinxhirin e ftohjes, dhe sigurisht që vaksinat e para pritet të arrijnë në muajin shkurt”, ka thënë Zemaj.

Zemaj ka folur edhe për tubimet partive politike dhe moszbatimin e masave antiCOVID.

“Partitë politike organizojnë takime, njerëzit duhet të kenë kujdes dhe çdo pjesëmarrje përtej numrit të caktuar bëhet objekt i dënimit. Çdo kush të ketë kujdes për vetveten të mos bëhet pjesë e shkeljes së ligjit”, shtoi Zemaj.

I pyetur nga gazetarët se a pritet të ketë ndonjë lirim të masave, Zemaj tha se nuk pritet të ndodh tani për tani

“Nuk mund të ja lejojmë vetës komoditetin që të shkojmë në lirimin e ndonjë mase të caktuar, që mund të prishte stabilitetin e rasteve dhe pandemisë”, tha Zemaj. /Telegrafi/

Më Shumë

Nisin përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle në Suharekë, Muharremaj premton një organizim të paharrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Karnavalit Golden Eagle 2026, i cili...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit