Zyrtare: Kosova nuk stërvitet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ky është lokacioni i ri

Përfaqësuesja e Kosovës do të stërvitet në Hajvali dhe jo në stadiumin “Fadil Vokrri” për shkak të reshjeve të mëdha të borës, raporton Insporti.com.

FFK ka njoftuar se është ndryshuar lokacioni dhe ora e stërvitjes.

Stërvitja e paraparë në “Fadil Vokrri” duhej të mbahej në orën 19:00.

“Stërvitja e sotme e Kombëtares së Kosovës do të mbahet në fushën e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali në orën 16:00. Ky ndryshim në agjendën e Kombëtares ka ardhur si rrjedhojë e motit të ligë dhe ruajtjes së fushës së stadiumit “Fadil Vokrri. “Stërvitja është e hapur për media 30 minuta!”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndeshja e parë do të jetë miqësore me Lituaninë më 24 mars dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas katër ditëve, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit “Katar 2022” me Suedinë, ndërsa më 31 mars do të udhëtojë për në Sevilla për t’u përballur me Spanjën. /Insporti.com/

Më Shumë

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Avdyli: Aty ku është Vjosa, është fitorja

Ish-deputeti Haxhi Avdyli ka publikuar një mesazh mbështetës për kandidaten për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, duke theksuar përkrahjen e tij ndaj saj.   Përmes një...

Lajmet e Fundit