10.9 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Zyrtare: Serie A rikthehet më 13 qershor

Lega Serie A ka njoftuar se sezoni 2019/20 në Serie A do të rifillojë më 13 qershor, pasi është arritur marrëveshja për protokollin mjekësor që duhet ta ndjekin klubet.

Stërvitje do të rifillojnë nga dita e hënë dhe klubet do të kenë kohë gati një muaj për t’u përgatitur për rifillimin e sezonit.

Pas ndryshimeve të kërkuara në protokollin mjekësor – i cili vazhdon të shkaktojë polemika mes klubeve dhe mbi të gjitha shefave mjekësorë – më në fund është dhënë drita e gjelbër që stërvitjet grupore të rifillojë nga e hëna, 18 maji.

Në një komunikatë për media, Lega Serie A, konfirmoi: “Data për rifillimin e sezonit është 13 qershor”.

Megjithatë, vlen të theksohet se protokolli nënkupton se, nëse një lojtar apo anëtar i stafit del pozitiv me Covid-19 pas nisjes së stërvitjeve grupore, e tëra skuadra do të futet në karantinë për 15 ditë.

Për dallim nga modeli i Bundesligës, në Serie A nuk do të testohet vazhdimisht futbollisti apo anëtari i stafit, por e gjithë skuadra.

Më Shumë

Kurti: Humbja e Asllan Musliut, plagë e rëndë për familjen dhe shoqërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka realizuar një vizitë ngushëllimi në Prizren tek familja e veteranit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Asllan Musliu, i...

Sot Dita Ndërkombëtare e Poezisë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Poezisë, e shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO) nga viti 1999. Kjo datë...

Lajmet e Fundit