Haskuka pret në takim kryeparlamentaren Osmani

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka pritur në takim kryeparlamentaren Vjosa R. Osmani.

Kryeparlamentarja Osmani me këtë rast u njoftua nga kreytari Haskuka për sfidat që po i kalon Komuna e Prizrenit gjatë pandemisë dhe në veçanti për mënyrën e organizimit të mësimit në distancë.

Si rrjedhojë, u vizitua edhe shkolla fillore “Emin Duraku” ku po zhvillohet mësimi në distancë për komunitetin turk dhe boshnjak, si dhe Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku po bëhet një punë e jashtëzakonshme nga personeli mjekësor gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Gjatë këtyre vizitave kryetari dhe kryeparlamentarja u shoqëruan edhe nga zëvendësministrat Xhavit Rexhaj dhe Enis Kervan, pastaj drejtoresha komunale e arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, si dhe drejtori i shëndetësisë, Visar Shehu.

Kryetari Haskuka duke e falenderuar kryeparlamentaren për vizitën e saj theksoi se mbështetja e institucioneve të nivelit qendror ka rëndësi të madhe për tejkalimin e sa më të lehtë të kësaj pandemie./PrizrenPress.com/

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Më Shumë

Kurti përkujton viktimat e masakrës së Korishës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, anëtarë...

“Nuk është lajmëruar qe dy ditë” – zhduket 24-vjeçarja nga Prizreni, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë

Një rast i zhdukjes së një të reje po hetohet në Prizren, pasi B. D. rreth 24 vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk...

Lajmet e Fundit