Zyrtari i AUV-it dyshohet se i lajmëronte bizneset që punonin jashtë orarit për operacionet e policisë në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se një zyrtar i AVU-it, dyshohet se i ka lajmëruar bizneset, të cilat ishin duke punuar jashtë orarit respektivisht në kundërshtim me vendimin e Qeverisë.

IPK ka lëshuar komunikatë për këtë rast dhe ka dhënë detaje.

“Gjatë zbatimit të plani operativ “Monitorimi i zbatimit te masave anti Covid-19” mbrëmë në rajonin e Prizrenit, hetuesit e IPK-së kanë identifikuar se disa bizneset të cilat ishin të hapura pas orarit po njoftoheshin paraprakisht nga dikush për operacionet e Policisë së Kosovës dhe inspektorëve të AUV-it.

Pas disa veprimeve hetimore, hetuesit e IPK-së kanë identifikuar se një zyrtar i AUV-it (inspektor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës)  dyshohet se është duke lajmëruar bizneset të cilat ishin duke punuar jashtë orarit respektivisht në kundërshtim me vendimin e Qeverisë.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Policia e Kosovës dhe ndaj këtij zyrtari të AUV-it nga ana e hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit është iniciuar rast penal me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i informatës zyrtare”.”

Më Shumë

Bekim Fehmiu dje pati 90-vjetorin e lindjes, nipi i tij: Askush s’e kujtoi – i kemi zgjedhjet, duhet me vrapu për vota

Agon Fehmiu, nipi i aktorit legjendar shqiptar Bekim Fehmiu, ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e përkujtimit institucional dhe publik në 90-vjetorin e...

Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen 130 krerë

Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë. Komuna e Suharekës nënvizon...

Lajmet e Fundit