7.3 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Zyrtarizohet Maurizio Sarri në stolin e Chelseat

Pak ditë pasi shkëputi bashkëpunimin me Antonio Conten, skuadra e Chelseat ka zyrtarizuar marrëveshjen me trajnerin italian, Maurizio Sarri.

E gjitha kjo ndodhi vetëm pasi besohet se Napoli lejoi shkëputjen e kontratës me Sarrin, në një marrëveshje të dyfishtë me Jorginhon në vlerë prej 57 milionë eurosh.

Bëhet e ditur se Maurizio Sarri ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Londra.

“Jam i lumtur që po vij te Chelesa dhe do të jem pjesë e Premier League. Jam i entuziazmuar për periudhën e re të karrierës time”, ishin fjalët e Sarrit me të arritur në “Stamford Bridge”.

“Mezi pres të filloj punën dhe të takoj lojtarët të hënën para udhëtimit në Australi, ku unë do të njoh skuadrën dhe ku ne do të fillojmë agjendën para sezonale”.

“Shpresoj se mund të bëj futboll argëtues për tifozët tanë dhe ne do të luftojmë për trofe në fund të sezonit, gjë që klubi e meriton”, u shpreh Sarri për faqen zyrtare të klubit londinez.

Në faqen zyrtare të Chelseat vlerësohet lart loja atraktive e Sarrit e instaluar te Napoli, që besohet se ka qenë një prej arsyeve të angazhimit të tij. /Insporti.com

Më Shumë

Bashkimi shumë i fortë për Sigal Prishtinën

Bashkimi i Prizrenit dominoi në derbin tradicional të ProCredit Superligës, duke mposhtur bindshëm Sigal Prishtinën me rezultat 84:63. Vendasit treguan lojë të qëndrueshme gjatë të...

Dardan Cena në garë për medaljen e bronztë në Sofia European Open 2026

Xhudisti kosovar Dardan Cena ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në turneun Sofia European Open 2026, duke arritur deri në luftën për medaljen e...

Lajmet e Fundit