Opsionet e Liverpoolit me Shaqirin në formacion (Foto)

Pas testeve mjekësore, gjatë ditës së djeshme u konfirmuar edhe zyrtarisht transferimi i Xherdan Shaqirit te Liverpooli.

Një transferim që i kushtoi “Reds” diku te 13.5 milionë funte dhe për të cilin edhe vet trajneri Jurgen Klopp u shpreh, se ishte një mundësi fantastike të cilën klubi anglez nuk e lëshoi.

Përkundër se ende nuk dihet a do të jetë Xherdan Shaqiri titullar në formacionin e Jurgen Klopp, edhe pse tekniku gjerman ka një admirim të madh për, por përbërja momentale e formacionit të Klopp lë pak mundësi për Shaqën si startues, megjithatë edhe me blerjet tjera që bëri Liverpool, gjërat edhe mund të ndryshojnë.

Më poshtë do të shohim disa prej opsioneve të formacionit të Liverpoolit, ku mund të përfshihet Shaqiri, por edhe blerjet tjera të Kloppit si, Fabinho e Naby Keita.

Një ide është të luhet me 4-4-2, me Shaqirin që do të aktivizohej në krahun e majtë të mesfushës, ndërsa Sadio Mane në të djathtë me dy sulmuesit Roberto Firmino e Mohamed Salah.

Me formacionin 4-5-1, Xherdani mund të luaj në pozitën e trekuartistit apo edhe si sulmues i dytë pas Roberto Firminos.

Ndërkohë formacioni më i mundshëm i Liverpoolit është ai 4-2-3-1, me të cilin formacion Fabinho dhe Keita do të ishin mesfushorët e fundit, ndërsa katërshja e frikshme ofensive do të përbëhej nga Xherdan Shaqiri në krahun e djathtë, Mohamed Salah mbrapa Firminos dhe Sadio Mane në krahun e majtë. /Insporti.com

Më Shumë

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit