8.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

100 raste aktive me koronavirus në Prizren

Drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prizren, Fadil Kryeziu ka folur për gjendjen me Covid-19 në këtë regjion

Ai tha se në Prizren janë rreth 100 raste aktive në komunën e Prizrenit.

“Sa i përket gjendjes me Covid-19 në komunën e Prizrenit dhe në regjion, mund të them se vetëm në 7 ditët e fundit kemi ekzaminuar mbi 150 persona dhe në këtë kuptim kemi identifiku rastet pozitive. Në këtë trevë numri më i madh i rasteve me Covid-19 janë identifikuar në komunën e Prizrenit, kemi raste në komunën e Suharekës dhe më pak raste në Malishevë dhe Mamushë”, tha Kryeziu për RTV Dukagjinin.

“Në Prizren janë rreth 100 persona aktiv me virus, 21 në Suharekë dhe në Malishevë 4 sikurse edhe në Mamushë”, shtoi ai.

Më Shumë

Nis sonte Hasi Jehon 2026 në Gjonaj

Sonte hapet edicioni i 37-të i festivalit folklorik “Hasi Jehon 2026”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajonin e Hasit. Festivali do të...

Një 51-vjeçar gjendet i vdekur në fshatin Bellanicë të Malishevës

Një person i moshës 51-vjeçare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë të Malishevës. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja...

Lajmet e Fundit