Aktorët e Teatrit të Prizrenit mbesin pa rroga, ja arsyeja

11 aktorët e Teatrit të Prizrenit kanë mbetur pa paga tash e disa muaj.

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në Kanal 10, ka folur njëri nga aktorët e këtij teatri, Xhevdet Doda, i cili ka folur rreth problemeve që kanë pasur në lidhje me rrogat.

“Kuvendi komunal po arsyetohet për vonesën e nënshkrimit të kontratave, të cilat janë nënshkruar më 21 korrik dhe pagat janë dashur të dalin në shtator, por ne nuk kemi faj nëse komuna është vonuar në nënshkrimin e kontratave”, ka thënë Doda, përcjell Portali.info.

Ai ka thënë se aktorët e teatrove të tjera në Kosovë, kanë vazhduar të paguhen edhe pse në gjendjen e pandemisë.

Në fund, aktorët e Teatrit të Prizrenit kanë paralajmëruar protesta dhe ndalim të të gjitha aktiviteteve në rast se nuk marrin përgjigje nga institucionet.

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit