-3.8 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Begaj priti në takim ish nënkryetarin e Trevizos

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha, kanë pritur sot në takim ish nënkryetarin e Komunës së Trevizos në Itali, Pierantonia Fanton. Takimi kishte karakter njoftues, ndërsa është biseduar edhe për mundësinë e bashkëpunimit të komunave përkatëse, si dhe të bashkëpunimit në fushën e bizneseve të dy qyteteve.

Kryetari Begaj, e ka falënderuar për vizitën në Malishevës, dhe më pas e ka njoftuar me gjendjen e përgjithshme në Komunën e Malishevës, përfshi edhe zhvillimin ekonomik, si dhe e ka falënderuar shtetin italian për përkrahjen e dhënë për vendin në vazhdimësi.

Ndërsa ish nënkryetari i Trevizios, Fanton, e ka përgëzuar Komunën e Malishevës, për zhvillimin e deritanishëm, si dhe i ka lavdëruar mërgimtarët të cilët jetojnë dhe punojnë në krahinën e Trevizios, pasi sipas tij janë njerëzit më punëtor që njeh dhe janë të inkuadruar mirë një shoqërinë italiane.

Begaj dhe Fanton, biseduan edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën ekonomike, përkatësisht për bashkëpunimin në mes të bizneseve nga Malisheva, për eksportin e prodhimeve, por edhe për mundësinë e hapjes së bizneseve italiane në Malishevë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

PDK-ja në Prizren mori 15,546 vota

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kosovës të mbajtura më 28 dhjetor, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka arritur të sigurojë 15,546 vota, që përbëjnë...

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, nesër mban takimin e dytë publik

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, nesër do të mbajë takimin e dytë publik me qytetarët. Takimi  do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve...

Lajmet e Fundit