Berisha thotë se NISMA fiton sigurt në dy komuna, parashikon edhe përqindjet që marrin partitë në zgjedhje

Ish-deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha ka dhënë parashikimet e tij për rezultatet e pritshme të koalicionit të drejtuar nga NISMA Socialdemokrate.

Berisha, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se NISMA e ka të sigurt fitoren në dy komuna, por qëndron mirë edhe në komuna tjera.

Ai ka thënë se në Malishevë e Prizren koalicioni i NISMA-s del i pari.

Ish-deputeti i NISMA-s ka dhënë parashikimet e tij edhe për rezultatet që secili subjekt mund t’i fitojë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas tij, koalicioni NISMA-AKR-PD do t’i marrë 15% të votave.

“NISMA e vetme ka pasur 10%. Besoj se edhe baci Behgjet ka një elektorat”, ka thënë Berisha.

Berisha ka thënë se PDK, LDK dhe LVV do të fitojnë secila nga 22% të votave në zgjedhjet parlamentare, ndërsa sipas tij koalicioni AKR-PSD do të marrë 18%. /Telegrafi/

Më Shumë

Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ka filluar procesi i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore për maturantët në të...

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Lajmet e Fundit