17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Një vajzë nga Tirana trafikohet si prostitutë në ishullin Kos të Greqisë

Një vajzë nga Tirana është abuzuar për muaj me radhë nga gjashtë meshkuj, mes të cilëve pesë nga kryeqyteti dhe një nga Korça, të cilët e kanë përdorur si prostitutë në klubet e natës të ishullit Kos në Greqi.

Vajza është A.F.., kurse gjashtë meshkujt nën akuzsë për trafikim të saj si prostitutë në ishullin grek pranë kufirit me Turqinë, janë: Anduel Kodra, 22 vjeç, lindur në Korçë, dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, Amaris Kodra, 22 vjeç, lindur dhe baues në Tiranë, Rrahman Sufa, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Endri Rustemi, 45 vjeç, lindur dhe banues në Korçë. Gjithashtu janë shpallur në kërkim Ersid Ferhati, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe B. D, 23 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.

Burime nga policia e Tiranës, i thanë NOA-s se vajza ka bërë prostitutën për disa muaj me radhë.

“Nga hetimi i kësaj çështjeje është dokumentuar se në datë 23 maj 2015 duke përfituar nga gjendja shoqërore e viktimës, shtetases A.F, Rrahman Sufa në bashkëpunim me Anduel Kodra, Endri Rustem, B.D, Amaris Kodra dhe Ersid Ferhati, e kanë trafikuar 24-vjeçaren A.F në Greqi, ne ishullin Kos, ku është shfrytëzuar për arsye prostitucioni në Clube-t e natës, veprimtari të cilën e ka bërë kundrejt pagesës për gjatë disa muajve të vitit 2015”, – konfirmuan burimet zyrtare nga drejtoria e Policisë së Tiranës.

Dhe në fakt, 24 vjeçarja ka rënë pre e një mashtrimi sepse këta djem kishin krijuar prej kohësh njohje miqësore me të. Ata e kishin pasur shoqe për një periudhë dhe vetëm më pas e kishin futur në kthetrat e prostitucionit duke e dërguar në ishullin Kos për përfitimet e tyre financiare.

Lidhur me këtë aferë prostitucioni, Sektori Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve, në Drejtorinë e Policisë Tiranë, kreu hetime të vazhdueshme dhe sot njoftoi zhvillimin e operacionit të koduar me emrin “Diva”.

“Operacioni i antitrafikut dhe antidrogës së Tiranës erdhi pas një pune intensive hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, – tha zyrtarisht policia.

Ajo sqaroi se në kuadër të këtij operacioni është bërë dokumentimi dhe goditja e veprimtarisë kriminale e grupit të strukturuar me 4 të arrestuar dhe 2 në kërkim, që të gjithë për veprën penale të “Trafikimit të personave të rritur” e kryer në bashkëpunim parashikuar.

NOA.al ju sjell edhe fotot e pesë prej gjashtë të dyshuarve:

Anduel Kodra, Amaris Kodra, Rrahman Sufa, Endri Rustemi, Ersid Ferhati.

Gjatë kryerjes se veprimeve proçeduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 celularë, një automjet Mercedes Benz, si dhe disa pasaporta dhe dokumente të cilat gjetën në automjetin e Endri Rustemit.

Policia tha se vazhdon puna për dokumentimin e veprimtarisë për persona të tjerë të përfshirë dhe se materialet në ngarkim të gjashtë të dyshuarve nën akuzë, i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda për hetime të mëtejshme.

Më Shumë

62 aksidente trafiku brenda 24 orëve dhe 1852 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëve kanë ndodhur 62 aksidente trafiku. 18 prej tyre janë më të lënduar, ndërsa 44 të tjerë me...

Deputetja Duda Balje i përgjigjet Kurtit: Jam kundër, nuk e ndryshoj qëndrimin tim rreth Kodit Civil

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe...

Lajmet e Fundit