Brenda javës pritet përfundimi i pagesave për të gjitha masat e Pakos Emergjente

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) është në përfundim të pagesave të Pakos Fiskale Emergjente (PFE) masat, 3A, 3B, 7, 8 dhe 14.

MEA njofton se brenda kësaj jave pritet përfundimi i pagesave për të gjitha këto masa.

“Të gjitha ato biznese, apo individë që mbesin pa u paguar për shkak të gabimeve teknike në aplikim, do të paguhen pas filtrimit të llogarive nga sistemi i pagesave, në bazë të PFE-së të personave apo bizneseve që janë pjesë e Pakos Fiskale. Ministria do të sigurojë të dhënat shtesë përmes kontaktit direkt me bizneset në bazë të të dhënave të aplikimit në EDI-elektronik. MEA siguron se të gjithë përfituesit të përfshirë në këtë listë, pavarësisht gabimeve të mundshme, do të paguhen. Ky proces pritet të përfundojë në muajin shtator, raporton Kosova Press

Më Shumë

EC Ma Ndryshe shpreh shqetësime për gjetjet e auditorit në Komunën e Prizrenit

Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe ka shprehur shqetësim serioz lidhur me gjetjet e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Prizrenit për...

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Lajmet e Fundit