17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Diplomati i Kosovës shkakton skandal në Zagreb

Diplomati i Kosovës skandal në ZagrebKosova prodhoi një skandal të ri diplomatik. Një zyrtar i lartë i ambasadës sonë në Zagreb është arrestuar, e më pas është liruar, në gjendje të dehur. KTV-ja mëson se bëhet fjalë për zv/ambasadorin Urtak Hamiti, i cili e ka dëmtuar gjithashtu veturën zyrtare të shërbimit diplomatik. Ministria e Jashtme është duke e shqyrtuar incidentin dhe do të veprojë në bazë të rregulloreve.

I dehur, për toke, i rrethuar me policë dhe një veturë diplomatike të dëmtuar afër.

Burimet i kanë konfirmuar KTV-së se personi i arrestuar në Zagreb është Urtak Hamiti, zv. ambasador i Kosovës në Kroaci.

Skandalin e ri diplomatik të Kosovës e ka pasqyruar gjerësisht televizioni kroat Nova, në versionin elektronik të saj, Dnevnik.

Sipas përshkrimit të saj, zyrtari kosovar ka çmendur njerëzit në rrugët e Zagrebit me sjellje të pakontrolluara me veturën e tij zyrtare.

Dëshmitarët thanë se ai goditi disa vetura që ndodheshin në parking, dhe ata e ndaluan dhe e mbajtën derisa erdhi policia për ta arrestuar.

Dëshmitarët i thanë policisë se zyrtari kosovar ishte aq i dehur saqë nuk mund të qëndronte në këmbë.

Në ambasadën e Kosovës në Zagreb e kanë konfirmuar për Dnevnik arrestimin e zyrtarit të saj, por pohojnë se nuk ka pasur aksident trafiku. Madje, ambasada e Kosovës e mohon edhe gjendjen e dehur të zyrtarit.

Sipas ambasadës, e gjithë ngjarja ishte keqkuptim dhe zyrtari ishte liruar pas 10 minutash. Sipas burimeve të Dnevnikut, zyrtari kosovar u lirua pasi që thirrej në imunitet.

Zv/ministri i Jashtëm, Petrit Selimi i ka thënë KTV-së se shefi i diplomacisë, Enver Hoxhaj është duke e shqyrtuar incidentin dhe të gjitha rrethanat dhe se do të veprojë konform rregulloreve. “Ne presim sjellje shembullore nga diplomatët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Selimi.

Urtak Hamiti është djali i nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, nga LDK-ja.

Ai ishte emëruar në shërbimin dipmolatik qysh në fillim të krijimit të MPJ-së, që udhëhiqej nga Skënder Hyseni.

Më Shumë

Milani nis sulmin final për Zirkzee

Skuadra e Serie A, Milan-i tani po bën presion për të nënshkruar me Joshua Zirkzee nga Bologna dhe po shton përpjekjet e tyre për...

Ndërron jetë ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Xhemajli Gashi

Ka ndërruar jetë Xhemajli Gashi, ish-futbollist i njohur i Lirisë së Prizrenit. Ai ka lënë gjurmë të thella në komunitetin sportiv të qytetit. Xhemajli Gashi ka...

Lajmet e Fundit