17.3 C
Prizren
E shtunë, 11 Korrik, 2020

Duda Balje jep dorëheqje nga VAKAT-i

Duda Balje ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që ka mbajtur në Partinë Demokratike të Boshnjakëve- koalicioni VAKAT. Këtë vendim ajo thotë se e ka marrë pasi që për një periudhe të gjatë është prishur harmonia brenda partisë dhe agresiviteti brenda kishte arritur kulmin në fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit, raporton Gazeta Express.

“Vendimi im është personal, por edhe moral, si një përgjigje që nuk dua të legjitimizojë disa aktivitete që ndërlidhen me punën e partisë (DSB), si dhe me lëvizjet politike dhe interesat, të bëra nga një rreth i ngushtë njerëzish kryesisht për qëllim dhe ambicie personale, duke marrë parasysh komunitetin dhe pasojat e mundshme”, ka thënë Balje.

Balje e cila ka fituar vota të mjaftueshme për t’u bërë deputete edhe në legjislaturën e radhës, thotë se dorëheqja e saj nga VAKAT-i është e pakthyeshme, ndërkohë ka listuar edhe një sërë kritikash ndaj anëtarëve të partisë.

Ajo thotë se kjo dorëheqje vjen pas sulmeve të orkestruara ndaj saj, përhapjen e gënjeshtrave për punën që ka bërë, si dhe krijimin e një konkurrencë të panevojshme brenda partisë. Ajo thotë se disa persona madje janë munduar që të paraqesin edhe si “armike të partisë”.

Ish-deputetja thotë se kjo ka qenë një prej goditjeve më të mëdha që ka marrë, pas gjithë punës që ka bërë për partinë dhe për komunitetin boshnjak, raporton Gazeta Express.

Tutje Balje ka thënë se ka pasur edhe margjinalizim të anëtarëve më të vjetër të partisë dhe atyre me përvojë, dhe potencon se gjithashtu ka pasur mungesë të transparencës në vendimmarrje e shpenzime të financave.

Duda Balje thotë se shfrytëzimi i partisë për përfitime personale dhe interesa të ngushta personale, është një gjë shumë e rrezikshme për komunitetin boshnjak.

Angazhimin politik ka treguar se do ta vazhdojë si pjesë e grupit parlamentar 6+, përmes të cilit thotë se do të vazhdojë të luftojë për interesat e boshnjakëve edhe në legjislaturën e ardhshme.

“Prioriteti im do të jetë sikur më përpara, prioritetet e komunitetit boshnjak”, ka thënë Balje./GazetaExpress/

- Advertisement -

Më Shumë

4 Korriku, 244 vjet nga Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara

Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara është deklarata e miratuar nga mbledhja e Kongresit të Dytë Kontinental në Filadelfia, Pensilvani më 4 korrik...

Hidhet shorti deri në finalen e Champions, rruga e ‘ferrit’ për në Lisbonë

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për fazën më të rëndësishme të sezonit 2019-2020 të Champions League. Aktualisht janë 4 skuadra që e kanë...

Juventus hedh sytë nga bomberi i Premierligës

Klubi i Juventusit ka disa kohë që flitet se do të afrojë një sulmues në merkaton e verës. Emra si Cavani, Dzeko apo dhe...

Vdes një inspektor nga Rahoveci i infektuar me koronavirus

Ka vdekur edhe një person si pasojë prekjes me koronavirus. Viktima është nga komuna e Rahovecit. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar kryetari Smajl Latifi. “Po...

Edhe një herë tjetër, ish-inkasanti i “Hidroregjionit Jugor” nuk e pranon fajësinë për përvetësim në detyrë

Ish-inkasanti i “Hidroregjionit Jugor”, Hafir Gallopeni, në seancën e mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, përsëri është deklaruar i pafajshëm për veprën...

OVL UÇK sot organizon protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës organizon sot protesta në të gjitha qytetet e vendit tonë në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj...

Çfarë po ndodh me shqiptarët?

Shkruan: Avdi Ibrahimi Çuditërisht vështir të gjejmë qetësinë, sa nga armiku i jashtëm Serbia, e sa nga armiku brendshmëm i llojit tonë neotitist, e të...

Pamje nga Prizreni, pas hyrjes në fuqi të masave të reja kundër coronavirusit

Nga sonte kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër coronavirusit. Edhe qytetarët e Prizrenit do të duhet të ndjekin rregullat e reja të vendosura...

Pas vetaksidentit me traktor humb jetën një person në Rahovec

Një person ka humbur jetën pas vetaksidentit me traktor në fshatin Qifllak në Rahovec. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal të...

‘Zoti nalt, Amerika poshtë’

Çdo 4 korrik shqiptarët festojnë. Kosova feston formimin e shtetit amerikan, falë të cilit Kosova edhe u çlirua në represioni dhe dhuna serbe e cila...

Spitali i Prizrenit po trajton 18 pacientë me COVID-19

Në Spitalin Rajonal në Prizren janë hospitalizuar 44 pacientë, 18 prej të cilëve janë me COVID-19, kurse 26 të tjerë me simptoma, duke i...

Vidhen 40 metra rrethoja të metalta në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një punëtor i firmës për mirëmbajtje të autostradës ka raportuar se në autostradën “Ibrahim Rugova”, janë vjedhur rreth 40m rrethoja të metalta të autostradës,...

Haxhi Avdyli ofshanë: Ah ku je katandis LDK’ja ime

Deputeti i LDK’së Haxhi Avdyli ka reaguar pas përplasjes së në Kuvend të dy anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Debati sonte në Kuvend...

Plagoset një person në Mushtisht të Suharekës

Të premten rreth orës 23:40 në fshatin Mushtisht të Suharekës, një person ka gjuajtur me armë në drejtim të viktimës të cilin e ka...

Mungojnë të pandehurit, shtyhet për kohë të pacaktuar gjykimi për sulm në një lokal në Suharekë

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor i paraparë për të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ndaj të pandehurve për sulm,...

Artan Sejrani emërohet ushtrues i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren

Artan Sejrani është emëruar ushtrues i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren. Këtë detyrë Sejrani e ka marrë nga data 04.07.2020. “Me vendimin e...

Lajmet e Fundit

Në Prizren 29 gjoba të shqiptuara ndaj bizneseve të gastronomisë

Zyrtari nga Komuna e Prizrenit, Islam Thaçi për RTV Dukagjinin ka thënë se si pasojë e mosrespektimit të masave nga objektet afariste të gastronomisë...

Prizreni me 16 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të premten në Komunën e Prizrenit janë konfirmuar 16 raste të reja...

Haxhi Avdyli ofshanë: Ah ku je katandis LDK’ja ime

Deputeti i LDK’së Haxhi Avdyli ka reaguar pas përplasjes së në Kuvend të dy anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Debati sonte në Kuvend...

Flet Xhavit Ukaj, deputeti që iu vërsul Osmanit, tregon arsyen e veprimit të tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, ka folur për Express lidhur me incidentin që ndodhi në...

Deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj, i vërsulet Vjosa Osmanit

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së kuvendit, Vjosa Osmanit. Menjëherë pas veprimit të tij është ndërprerë senaca e Kuvendit të Kosovës. “Ndërpritet...