16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Nuk lejojmë që të tjetërsohet vullneti i 42 mijë qytetarëve

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate dhe ish-kandidati për deputet, Zafir Berisha, të premten ka kritikuar procesin zgjedhor të 6 tetorit.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se këto zgjedhje kanë qenë më jokorrekte dhe më të manipuluara se ato të vitit 2010.

“Fushata dhe organizimi i zgjedhjeve fillimisht ka qenë i mirë nga dukja e jashtme, mirëpo me përmbylljen e procesit u pa që ka pasur segmente të caktuara të cilat kanë punuar që këto zgjedhje të jenë më jokorrekte dhe më të manipuluara sesa zgjedhjet e vitit 2010, duke përfshirë edhe këto të ashtuquajturat gabime teknike, por edhe njerëzit e porositur brenda organizimit të komisionarëve të cilët po del se me qëllim kanë manipuluar votën e qytetarëve. Prandaj, mund të them se zgjedhjet e 6 tetorit janë nul dhe pasojat e këtyre zgjedhjeve kanë me qenë shumë më të mëdha sesa që mendohen”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka thënë se Nisma e ka kaluar pragun, por grupet mafioze me votat e kontrabanduara dhe të kundërligjshme të Vuçiqit dhe të Daçiqit po duan ta lënë jashtë Kuvendit.

Por, sipas Berishës, një gjë e tillë nuk do të ndodhë meqë do t’i ndjekin të gjitha procedurat ligjore deri në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që të mos tjetërsohet vullneti i më shumë se 42 mijë qytetarëve.

“Ne veçse e kemi dorëzuar ankesën në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe varësisht prej rrethanave do t’i ndjekim procedurat deri në Gjykatën Kushtetuese pasi që e drejta e qytetarit për votë është kategori kushtetuese dhe natyrisht se nuk mund t’ua lëmë individëve dhe segmenteve të caktuara ta tjetërsojnë vullnetin e më shumë se 42 mijë qytetarëve. E vërteta duhet të dalë në shesh. Shpresojmë se, megjithatë, në këtë drejtësi të lodhur dhe të kapur të Kosovës duhet të ketë pak drejtësi”, ka theksuar Berisha.

Ai ka folur edhe për formimin e qeverisë LV-LDK, për të cilën ka thënë se do të jetë skandaloze.

Megjithatë, Berisha ka shprehur skepticizëm se do të mund të formohet koalicioni qeverisës nga këto dy parti

Më Shumë

Antidroga me aksion në Prizren dhe Gjakovë, ka të arrestuar

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga Policia e Kosovës ka realizuar operacion policor në disa lokacione në Prizren dhe në...

Familja e 71 vjeçarit të vdekur akuzon urologun në Prizren për neglizhencë

Urologu Fatos Shukriu është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Prizren për veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”. Kjo pasi që familja e...

Lajmet e Fundit